Përkeqësohet situata në Librazhd-Prrenjas, fundoset një pjesë e aksit

Segmenti i bllokuar në zonën e Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, që pritej të hapej sot në mesditë pas ndërhyrjes me by-pass dhe aktivizimit të një rruge dytësore, ka pësuar një tjetër goditje të rëndë.

Mësohet se rruga dytësore, e cila ishte hapur për të mundësuar kalimin provizor të mjeteve, ka pësuar një fundosje dhe rrëshqitje shkatërrimtare të një sipërfaqeje të madhe toke.

Lëvizja masive e dheut ka dëmtuar seriozisht punën e kryer ditët e fundit, duke e bërë të pakalueshëm për një kohë të gjatë këtë segment strategjik rrugor.

Specialistët paralajmërojnë se terreni në këtë zonë mbetet tepër i paqëndrueshëm, çka e bën çdo ndërhyrje teknike të vështirë dhe me rrezik të lartë.

Po ashtu është ndaluar edhe qarkullimi i këmbësorëve, si dhe është vendosur sinjalistika për rrezikun që paraqet ky segment rrugor.

About Redaksia

Check Also

49 vite nga pushkatimi i martirëve të demokracisë, poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

Nga Bujar Leskaj Dje, datë 17 korrik 2026 u shënuan 49 vjet nga pushkatimi i …