Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën, Veliaj mbetet në burg!

Tiranë – Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krim të Organizuar refuzoi sot garancinë pasurore dhe la në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Sot në Apelin e GJKKO-së, gjyqtarja Nertina Kosova shqyrtoi kërkesa e Veliajt për të ndryshuar masën e sigurisë, ‘arrest me burg’ në të cilën ndodhet prej 10 shkurtit 2025.

“Nga data 2 shkurt e deri tani nuk kishte asnjë provë të re’ informoi avokatja e caktuar kryesisht e Erion Veliajt, Valentina Teodoresku.

Kryebashkiaku i Tiranës iu drejtua me ankim Apelit kundër vendimit të Shkallës së Parë të 1 shkurtit që u dha nga gjyqtarja Etleva Deda për vijimin e arrestit në burg ndaj tij.

Veliaj kërkoi masë më të butë se arresti në burg, duke ofruar garanci pasurore por as këtë herë kërkesa nuk iu pranua.

Kërkesa e Veliajt erdhi menjëherë pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi kalimin në gjykim të dosjes në ngarkim të tij.

Sipas SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij kishin ngritur një skemë të mirëorganizuar për përfitimim e rryshfeteve në këmbim të favoreve ndaj biznesmenëve për leje ndërtimi. Veliaj akuzohet për 5 vepra penale, përfshirë korrupsionin pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre, mosdeklarim dhe fshehje pasurie, pastrim parash dhe futje e sendeve të palejuara në burg.

Image

About Redaksia

Check Also

Media austriake: Video seksuale dhe akuza për tendera, Belinda Balluku në qendër të një skandali të madh

Nga Richard Schmitt Në Shqipëri, thashethemet, hetimet dhe tensionet politike po bashkohen në një çështje që …