Kur një televizion kombëtar shndërrohet në një organ propagande të PS dhe të korrupsionit qeveritar!

Nga Gazment BARDHI

Kur një televizion kombëtar shndërrohet, fatkeqësisht, në një organ propagande të Partisë Socialiste dhe të korrupsionit qeveritar!
Në asnjë moment, Prokurori Premçi nuk ka përgënjeshtruar atë që deklaroi vetë, jo një herë, jo dy herë, por plot katër herë:
Belinda Balluku ka intimiduar dëshmitarët përmes dy formave:
1. Përmes “të fortëve”, për të cilët prokurori deklaroi se po verifikohet nëse janë të përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar, verifikim që mbulohet nga sekreti hetimor.
2. ⁠Përmes zyrtarëve publikë, pjesë e kabinetit të ministres, të cilët, ose kanë shantazhuar për shkarkime nga puna ndaj familjarëve, ose kanë ofruar para në këmbim të ndryshimit të dëshmive.
Një televizion kombëtar që i shërben interesit publik nuk merr SMS të gatshme nga Taulant Balla (sepse nuk është gazeta TEMA), por verifikon burimin, konfirmon mesazhin në disa burime, ku më i besueshmi do të ishte SPAK-u. Kur interesi nuk është informimi i publikut, por mashtrimi dhe mbrojtja e korrupsionit qeveritar, prej të cilit shpesh përfiton edhe vetë, atëherë e vërteta deformohet sipas interesot tẽ pushtetit.
P.S. Ndër të tjera, prokurorët u kanë vënë në dispozicion anëtarëve të Këshillit edhe transkriptin e përgjimeve të datës 20 nëntor 2025, ku ky fakt rezulton qartësisht.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "o TOP CHANNEL AKTUALITET KRYESORE TE FUNDIT "Te fortët e Ballukut kanë körcënuar dëshmitarët", prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin: Bähet fjalë për njerëz kabinetit zv.kryeministres 23/02/2026 14:28 f 一 Prej më shumë se katër orësh orëspKächillimandatd mandatd DIGITALB po shqyrton një körkesë SPAmper Siampermanjon për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku."

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Ramën nuk e heq drejtësia apo komuniteti ndërkombëtar, atë do ta heqin shqiptarët njëlloj si Enver Hoxhën!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat tha se, Edi Ramën nuk e …