Malltezi nxjerr videon: Telefonata që e detyroi Çuçin të votonte kundër SPAK

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar pas mbledhjes së djeshme të komisionit të mandateve dhe imunitetit ku PS nuk pranoi që t’i hiqte mbrojtjen Belinda Ballukut, e cila është marrë e pandehur nga SPAK.

Në një shënim në Facebook ka postuar një video të drejtuesit të lartë në PS Blendi Çuçi kur deklaronte se PS do të miratonte çdo kërkesë të SPAK pa patur nevojë fare për materiale.

Reagimi

Bledi Çuçi që para 3 vitesh deklaroi se ne (PS) miratojmë çdo kërkesë të SPAK e nuk ka nevojë për të parë fare materiale, dje në këshillin e mandateve dhe imuniteteve deklaroi fillimisht votën e tij “abstenim” ndaj kërkesës së SPAK, por e morën në tel dhe pastaj e ndryshoi në “kundër”

.

About Redaksia

Check Also

Paralajmërimi i ish-ministrit të PS: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Çmimi i naftës në Shqipëri është në rritje që prej nisjes së luftës në Iran, …