Raporti i Departamentit të Shtetit/ “Paratë e trafikut të drogës pastrohen në ndërtime në Shqipëri…”

Doni të shihni Tiranën? Mjafton të dilni në dritaren e apartamentit tuaj. Vinça të lartë, karabina betoni të rrethuara nga soleta dhe rrjeta, mbushin horizontin – ndërtime që brenda pak vitesh do të shndërrohen në pallate banimi.

Por për kë po ndërtohen këto pallate? Tirana nuk i ngjan një kryeqyteti modern me plan të qartë urbanistik por një qyteti që sa vjen e betonizohet.

Në 2022 – 2024, në kryeqytet u dhanë 70-80% e sipërfaqeve për leje. Në vitin 2024 madje u arrit rekordi i lejeve të dhëna ndonjëherë për Tiranën, me 1.76 milionë metra katror.

Edhe aty ku s’ka ende pallate, pronarët shtëpive private që kanë mbetur e dinë se shumë shpejt fadromat do ua rrafshojnë, për të hapur gropa të thella ku hidhen themelet e një pallati të ri shumëkatësh.

Në 2024, gazetarja Ola Xama raportoi se në rrethin e Tiranës kishte mbi 85,000 shtëpi bosh, nga të cilat 52,000 ndodheshin në kryeqytet. Me ritmin aktual të rritjes së popullsisë, sipas saj, “do të duheshin 45 vjet për t’i mbushur këto apartamente.”

Rreth 40% e apartamenteve rezultojnë të jenë bosh, raportohej në shtator të 2025.

Rritja masive e ofertës, e shoqëruar nga ulja e kërkesës, do të duhej të ulte çmimet e shtëpive. Por jo – çmimet vazhdojnë të rriten, ndërsa pagat mbeten të njëjta.

Nga burojnë këto para, është pyetja që lind?

Raporti i Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve 2025, Departamenti Amerikan i Shtetit konfimoi se  ‘ekonomia shqiptare, shfrytëzohet për “pastrimin e të ardhurave nga krimi, veçanërisht përmes sektorit të ndërtimit”. Ehe hetimet e antimafias italiane kanë evidentuar se grupet kriminale që merren me trafik ndërkombëtar droge pastrojnë paratë në ndërtim në Shqipëri.

E ndërsa karabinatë vijojnë të zënë qiellin e vinçat pranë tyre ngrihen si përbindësha pyetja pa përgjigje është: Për kë po ndërtohen këto pallate?

About Krye Redaktor

Check Also

Media amerikane/ Rama, autokrati që përmbys zgjedhjet dhe për të cilin nuk ka vend në BE

Michael RUBIN “Washington Eximiner” Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE nën Edi Ramën Shumë …