Shejtani që ka dalë nga shishja…

Nga Iva V.GRILLO

Vetëm gremisja e ditëve të fundit e rrugëve dhe urave është një arsye mëse e mjaftueshme që zv Kryeministrja Balluku, njëkohësisht Ministre e Infrasktrukturës të ishte marrë e pandehur, pa bërë asnjë rezistencë… sikur edhe asnjë nga dosjet apo përgjimet e korrupsionit të mos ekzistonin.

Por ja që ato ekzistojnë dhe ndërkohë që kryeministri e sekti i vet kleptoman i janë futur detit me këmbë për të shpëtuar atë nga skandalet që i kanë plasur sheshit…natyra, Perëndia apo providenca kanë vendosur të thonë fjalën e fundit.

Rrugët e Shqipërisë po shkërmoqen, urat e tunelet po shëmben dhe pa u bërë auditime serioze, askush nuk është i sigurtë në rrugët “rilindase” prej kartoni…

Ky është fundi i turpshëm i propagandës së një sekti të babëziturish e sharlatanësh… por çfarë batërdie po lënë pas .

Një kosto e dhimbshme e e parikuperueshme për vendin e kombin…

Sekseren Balluku nuk e shpëton dot më askush, por urgjencë kombëtare është largimi me çdo kusht shefit të saj Rama.

Ai është arkitekti i kësaj kasaphane ekonomike, infrastrukturore, institucionale, shoqërore dhe morale.

Kryeministrit i ka dalë tashmë shejtani nga shishja…dhe nuk ka asnjë mundësi për t’a ndryrë më brenda.

#Protesto28Shkurt

#ShpëtoKokën

#ÇliroVendin

 

About Redaksia

Check Also

Në tajaren e Kryeministrit…

Nga Iva V.GRILLO Imagjinojeni sa “të qetë” duhet të jenë investitorët prestigjiozë që duan të …