Situatë dramatike/ Rruga shembet komplet në aksin Librazhd-Prrenjas, banorët të bllokuar!

Situatë dramatike në aksin Librazhd-Prrenjas! Rruga është shkatërruar totalisht pas një rrëshqitjeje masive dheu. Ura kryesore dhe bypass-i provizor i ndërtuar ditët e fundit janë shembur plotësisht, duke izoluar banorët e zonës për pesë ditë me radhë.

Situata është thelluar dhe rreziku për banorët dhe udhëtarët është maksimal. Asnjë mjet nuk mund të kalojë, madje as këmbësorët, dhe autoritetet kanë ndaluar lëvizjen.

Përveç izolimit, rrëshqitja ka dëmtuar edhe një shtyllë të tensionit të lartë, duke lënë pa energji elektrike tetë fshatra në zonën e Librazhdit.

Punonjësit e OST ndodhen në terren për riparimin e rrjetit, por riparimi i rrugës mbetet i pamundur për shkak të rrezikut të vazhdueshëm.

Rrugët alternative janë të limituara dhe shumë problematike.

Rruga zyrtare alternative Moglicë-Gramsh shton udhëtimin me 2–3 orë, ndërsa rruga e vjetër Egnatia është pothuajse e shkatërruar, e ngushtë dhe e rrezikshme, por shumë banorë e përdorin si zgjidhje emergjente.

Situata mbetet kritike, ndërkohë që premtimi për hapjen e rrugës është shtyrë pa afat. /SyriTv

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Ramën nuk e heq drejtësia apo komuniteti ndërkombëtar, atë do ta heqin shqiptarët njëlloj si Enver Hoxhën!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat tha se, Edi Ramën nuk e …