Tirana, Kryeqyteti Europian i Vdekjeve nga Ndotja!

Nga Flamur NOKA

Numbeo e rendit Tiranën të parën e ndotjes në Europë. Jo si pasojë e ndonjë industrializimi, por prej mbindërtimit rezidencial, që ka sjellë shtimin e automjeteve e për rrjedhim trafikun e rënduar në kryeqytet. Lulishtet e fundit u pallatizuan.

Rasti i fundit është ai i lulishtes në rrugën “Sulejman Delvina”, ku pa kurrëfarë respekti për hapësirat e përbashkëta dhe distancën midis ndërtesave ekzistuese, ngrihet një shumëkatësh imponues. Mungesa e hapësirave të gjelbra në raport me dendësinë e popullsisë ka rritur presionin mbi mjedisin qytetës.

Në tetor të vitit që shkoi, State of Global Air raportonte se numri i vdekjeve nga ndotja e ajrit në Shqipëri është 3 herë më i lartë se mesatarja në #BE.

Mbi 2300 vdekje në vit nga ndotja e ajrit.

96% e këtyre vdekjeve u shkaktuan nga sëmundje jo të transmetueshme si sëmundjet e zemrës, kanceri dhe demenca.

Shkalla e vdekshmërisë nga ndotja e ajrit është 56 vdekje për 100,000 banorë.

Shqipëria renditet ndër vendet evropiane me ndikimin më të madh relativ të ndotjes në shëndet.

Ndotja e ajrit kontribuon drejtpërdrejt në një pjesë të konsiderueshme të vdekjeve në vendin tonë:

1 në 3 vdekje nga demenca 🧠

1 në 7 vdekje nga sëmundjet e zemrës 💗

1 në 7 vdekje nga kanceri i mushkërive lidhen me cilësinë e keqe të ajrit 🫁

Sëmundjet jo të transmetueshme si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, kanceri, goditjet në tru dhe sëmundjet kronike të mushkërive, përfaqësojnë barrën më të madhe shëndetësore të lidhur me ndotjen e ajrit.

Cit. Kjo është Tirana jonë…

About Redaksia

Check Also

Video seksuale në grup në telefonin e Berberit të rrugëve/ Media austriake per skandalin-Balluku

Richard Schmitt Akuza ndaj zëvendëskryeministres: Video seksuale, tensione politike dhe hetimet që tronditin Tiranën Në …