Vizita e Ramës në Vlorë, PD: Erdhi sërish në Vlorë antivlonjati më i madh i të gjitha kohërave!

PD Vlorë ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Vlorë, duke e cilësuar atë një përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga skandalet dhe keqmenaxhimi i qeverisë.

Sekretarja Funksionale e PD, Eralba Kreshpa, në një deklaratë për mediat tha se, ardhja e kryeministrit ndodh ndërsa qyteti është në një situatë alarmante: rrugët e shkatërruara dhe pa infrastruktura funksionale, furnizimi me ujë jo i rregullt, dhe kaosi urban dhe administrativ dominon në çdo institucion.

Kreshpa thekson se, vizita nuk ka lidhje me investime apo plane zhvillimi, por është thjesht një mënyrë për të zhvendosur vëmendjen nga zullumet e qeverisë dhe abuzimet e tenderave, ndërsa qytetarët e Vlorës mbeten të pambrojtur dhe pa shpresa për përmirësime reale.

Deklarata

Dje erdhi sërish në Vlorë “antivlonjati” më i madh i të gjitha kohërave. Erdhi në Vlorë me helikopter taksi, ndërsa të gjitha rrugët e vendit janë në kolaps infrastrukturor.

Korrupsioni i rrugëve, abuzimet e njëpasnjëshme me tendera të fryrë dhe shifra miliona euro, rrugët e tij dhe të Lubisë, rrugët e florinjta po lënë pas rrënoja, më keq se ç’e ka lënë ky uzurpator Shqipërinë dhe shqiptarët. Ato janë shembur dhe po shemben si pasojë e abuzimeve dhe vjedhjeve të mëdha korruptive.

Erdhi në Vlorë ditën kur numri dy i qeverisë është një hap larg burgut.

Ky kryetar sekti, fundi i të cilit është më i afërt se kurrë, nuk erdhi as për ndonjë investim të madh, ashtu siç e shet gjithmonë ardhjen e tij në qytet, as për ndonjë plan strategjik. Ai vjen sa herë që Vlora është plaçkë e radhës. Kryeministri “antivlonjat”, njeriu që e katandisi Vlorën të mos jetë më Vlorë, mbërriti sot në qytet më i nxirë se çdo herë tjetër, sepse zullumet po i zënë frymën.

Erdhi në Vlorë në ditën kur qyteti, në pjesën më të madhe të tij, është pa furnizim të rregullt me ujë.

Erdhi në Vlorë në ditën kur qyteti është në një kaos të madh urban dhe infrastrukturor.

Erdhi në ditën kur kaosi administrativ dhe ligjor në qytet është i pranishëm në çdo institucion.

Fliste me këmbë e me duar, gjoja për investime e zhvillime, por ato gjestikulacione nuk ishin asgjë tjetër veçse sikleti nga laku qe po I shtrengohet dita dites dhe po i merr frymën.

Erdhi i vetëm, i mjerë dhe me dhjetëra truproja, i pashoqëruar nga asnjë funksionar lokal; jo se këta janë më të mirë se ai, por kryeministri i urren institucionet.

Ai i urren njerëzit e këtij qyteti, ai i zhvlerëson institucionet dhe përfaqësuesit e tij lokalë, ai do te jete gjithcka, do te bej kryeministrin, kryetarin e bashkise, arkitektin, bacevanin e lloj e soj punish te tjera.

Ardhja e tij ne vlore, nuk ishte asgje tjeter thjesht nje terheqje vemendje nga zullumet e lubise se tij, e cila eshte nje hap larg qelise, dhe kete terheqje vemendje ai do ta beje me Vloren.

Kesaj here, syrin diabolik te tjetersimit e plackitjes ua ka vene godinave te universitetit dhe pallatit te Kultures ne zonen e skeles, sepse atij nuk I intereson asgje nga ky qytet.

Ai e urren Vloren dhe per çdo minut qe do vazhdoje si kryeminister, ai nuk do lere cope e pjese te Vlores pa marre, plaçkitur e tjetersuar.

About Redaksia

Check Also

Kur një televizion kombëtar shndërrohet në një organ propagande të PS dhe të korrupsionit qeveritar!

Nga Gazment BARDHI Kur një televizion kombëtar shndërrohet, fatkeqësisht, në një organ propagande të Partisë …