Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve: Mos shkoni në këto restorante në Tiranë, ka rrezik sigurie!

Ambasada amerikane lëshoi një paralajmërim të paprecedent në faqen e saj online.

Zakonisht paralajmërimet bëhen për protesta, për motin ekstrem apo çështje të tjera.

Këtë herë ambasada paralajmëron stafin e saj dhe qytetarët amerikanë të mos shkojnë në katër restorante në Tiranë pasi ka rrezik sigurie.

Ambasada amerikane thekson se ekziston mundësia e dhunës hakmarrëse, por edhe për shkak të raportimeve për praktika të padrejta biznesi dhe shqetësime sigurie.

Kur një vend shpallet “off-limits” për personelin e ambasadës, do të thotë që ata e konsiderojnë me rrezik të mundshëm për sigurinë.

Një paralajmërim i tillë ka gjetur vend edhe në mediat e huaja që raportojnë kryesisht për udhëtimet, duke theksuar se është një rast i rrallë që të ketë paralajmërime për sigurinë në restorante të veçanta.

NJOFTIMI ZYRTAR

Mesazh për Qytetarët e Shteteve të Bashkuara

Subjekti: Njoftim Sigurie

Vendndodhja: Tiranë

Data/Ora: E premte, 20 shkurt 2026

Ngjarja:

Si masë paraprake sigurie, për shkak të mundësisë së dhunës hakmarrëse dhe/ose raportimeve për praktika të padrejta biznesi dhe shqetësime për sigurinë, restorantet e mëposhtme janë të ndaluara për personelin e Ambasadës së SHBA-së:

-Juvenilja

-Juvenilja Castle

-Pastiçeri Venezia

-Magic Club

Veprimet që duhen ndërmarrë:

-Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këto restorante

-Të ndjekin mediat lokale

-Të kenë gjithmonë një plan emergjence ose strategji daljeje

-Të mbajnë profil të ulët

Image

About Redaksia

Check Also

“Rrugë e mbarë”, Irena me 3 mbiemra…

Nga Adriana KALAJA Ndërkohë, kjo fjali në përditshmëri, shoqërohet edhe me togfjalëshin: – Pastë këmbën …