Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Kryeministri Edi Rama lidhur me situatën e rrugëve në Shqipëri duke e krahasuar me Portugalinë
Bardhi shkruan se, në Shqipëri nuk po i shemb rrugët shiu, por korrupsionit. Ai i kujton Ramës se, në Portugali situata me rrugët është si pasojë e një cikloni me 200 km/h, mirëpo në Shqipëri, arsyeja e vetme që po shemb rrugët, është TORNADO E KORRUPSIONIT.
Reagimi
Rrugët në Shqipëri nuk po i shemb shiu. Po i shemb korrupsioni. Përpjekja e Edi Ramës për t’u fshehur pas reshjeve sezonale është fyese për shqiptarët.
Në Portugali pati ciklon 200 km/orë. Tek ne ka tornado korrupsioni: vetëm në 11 tendera nën hetim nga SPAK, janë 1.1 miliardë euro, të hedhura në rrugë.
Pamjet nuk kanë nevojë për koment.
P.S. Një këshillë falas per Edi Ramën: nga Portugalia mëso si jep dorëheqjen kryeministri dhe ministrat kur janë nën hetim. Antonio Kosta është vetëm një telefonatë larg!
Gazeta RD