Presim mbështetje të re nga PPE! Jam i shqetësuar për të sëmurët e izoluar pa mjekim në juglindje

Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh se nga misioni i Partisë Popullore Europiane pret jo vetëm rekomandime, por edhe një mbështetje të re politike për kërkesën e opozitës për zgjedhje të lira dhe funksionim të shtetit ligjor. Ai deklaroi se misioni vjen në një moment kritik, kur sipas tij, qeveria ka asgjësuar sistemin e drejtësisë sa i përket ndëshkimit të zyrtarëve të lartë.

Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për mbrojtje të interesave personale dhe për dështim në menaxhimin e investimeve publike, duke e lidhur situatën me rrugët e dëmtuara në vend.

“Nga ky mision i rëndësishëm presim një përpjekje të re të madhe.
Njëherë presim rekomandime, sepse këta vijnë për të na bërë rekomandime, ne jemi anëtarë.

Por ne presim njëkohësisht edhe një mbështetje të re për kërkesat tona tashmë të njohura që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira, që shteti ligjor të funksionojë.
Pra, këto janë pretendimet tona, pa hyrë në detaje.

Natyrisht, vijnë në një kohë shumë kritike, kur Edi Rama faktikisht ose de facto asgjësuar sistemin e drejtësisë në kuptimin e akuzës për zyrtarët e lartë, gjë që është themelore në kuptimin e ndëshkimit të zyrtarëve të lartë që vjedhin qytetarët.

Edi Rama po mbron veten e tij, po paraqitet sikur po mbron Lubinë, e falënderon që pranoi refuzimin e dorëheqjes nga Rama, por ai ka faktuar me qëndrimet e tij të gjithë shqiptarëve, u ka faktuar të gjithë komunitetit ndërkombëtar se është një hajdut i paskrupullt dhe se është në përpëlitjet e fundit për të mbrojtur vjedhjet, plaçkitjet që ka bërë.

Nuk ka më asgjë që fsheh këtë dëm të tmerrshëm që ai i ka bërë Shqipërisë në këto vite.

Kjo që shihni ju me të gjitha rrugët e ndërtuara prej tyre të çara, të shkatërruara, është dëshmi e dështimit të plotë, total për shkak të vjedhjes të të gjitha investimeve.

Por meqë jam tek rrugët, unë kam shqetësimin më të madh për dhjetëra dhe qindra të sëmurë të zonës juglindore, të cilët anë procedurat e mjekimit në Tiranë se procedurat janë të centralizuara, dhe që sot mbeten pa mjekim pasi Edi Rama për vete udhëton me dy helikopterë në vend që të dërgojë helikopterët, të marrë çdo të sëmurë, t’i shtrojë këtu, t’i mbajë në hotel për kohën që nuk funksionon rruga dhe të garantojë mjekimin e tij.

Por ky nuk e ka ndërmend të bëjë një gjë të tillë dhe është në njëfarë mënyre një krim i rëndë. Nuk janë pak, janë shumë të sëmurë që e kanë procedurën e mjekimit të sëmundjes së tyre në Tiranë. E kryejnë vetëm në Tiranë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Protesta e 28 shkurtit do jetë ndryshe, asgjë nuk përjashtohet!

Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi se protesta e 28 shkurtit do të zhvillohet në …