Imuniteti i Ballukut/ Berisha: PS nuk është një parti, por është një organizatë kriminale!

Kryetari i PD, Sali Berisha, i pyetur nëse PS do të votojë kundër heqjes së imunitetit të ministres, u shpreh se, kjo forcë politike ka bashkëfajësi në aferat dhe vjedhjet që, siç pretendon opozita, kanë shoqëruar qeverisjen.

Berisha tha se, PS nuk është një parti, por është një organizatë kriminale.

Osman Stafa: Z. Berisha, ditën e nesërme PS mbledh grupin parlamentar. A mendoni se PS do të marrë vendim për të mos votuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, të kërkuar nga SPAK?

Sali Berisha: Ajo është një repart krimi Osman.
Ajo parti ka faktuar shqiptarëve që është mater matrix e krimit në Shqipëri. Nuk ka.
Ajo parti ka krimin substancën, shpirtin, mendjen e vet.
Sepse është ajo parti që ka sjellë këtë situatë, është ajo tolerancë, ajo bashkëfajësi që kanë ata në vjedhje dhe të gjitha, dhe ajo parti nuk është gjë tjetër vetëm parti e krimit.
Aty Sara Mile dhe Arkend Balla janë lule çfarë janë ministrat dhe zyrtarët e tjerë të implikuar.
Prandaj, unë mendoj se mund ta përdorni fjalën parti, por më shumë se çdo gjë tjetër i shkon fjala organizatë kriminale.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i Metës/ 𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢 𝐢 “𝐃𝐢𝐞𝐥𝐥𝐞̈𝐬” 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐡𝐞𝐦𝐛𝐣𝐚 𝐞 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐞̈𝐯𝐞 “𝐝𝐢𝐠𝐣𝐢𝐭𝐚𝐥𝐞”

Ilir META “Diella” ishte një risi shokuese për opinionin vendas dhe ndërkombëtar. Shumë “prekëse” ishte …