Misioni faktmbledhës i PPE/ Berisha: Ishin përfaqësues të 28 partive, temë qendrore ishin zgjedhjet dhe narkoshteti

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat u shpreh se, misioni faktmbledhës i Partisë Popullore Europiane në Shqipëri përbën një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm për opozitën, duke theksuar se në vend mbërritën përfaqësues të 28 partive simotra për të verifikuar nga afër situatën politike.
Sipas tij, në qendër të diskutimeve kanë qenë zgjedhjet në Shqipëri, narkoshteti, si dhe problematikat që lidhen me funksionimin e sistemit të drejtësisë.

Berisha: Mision faktmbledhës i Partisë Popullore Europiane.

Ju e dini që janë dy rezoluta shumë të fuqishme për Shqipërinë, njëra është miratuar në Maltë në vitin 2024, tjetra është miratuar në prill të vitit 2025, për zgjedhjet në Shqipëri dhe ka qenë kërkesa jonë që të ketë një mision faktmbledhës për të parë në vend të gjitha zhvillimet.
U jemi shumë mirënjohës.
Kanë ardhur përfaqësues të 28 partive simotra në këtë mision.
Për ne është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm.
Lidhur me bisedimet dhe të gjitha problematikat, këto takime funksionojnë mbi rregullin e konfidencialitetit, ndaj dhe unë nuk kam ndërmend të bëj publike bisedimet që u zhvilluan.
Natyrisht temë qendrore për një opozitë janë zgjedhjet dhe aty u bë një ekspoze.
E keni parë ju librin 1500 faqe me mijëra dokumente.
U paraqitën gjerësisht.
U diskutua për narkoshtetin, por këto që po ndodhin, asgjësimin e sistemit të drejtësisë dhe të gjitha këto.
Por unë nuk mund të hyj në detaje dhe nuk kam ndërmend, për arsye sepse është rregulli Chatham House që duhet të zbatohet në këto raste.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Protesta e 28 shkurtit do jetë ndryshe, asgjë nuk përjashtohet!

Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi se protesta e 28 shkurtit do të zhvillohet në …