Rëndohet situata në Librazhd-Prrenjas/ Kamionët e mallrave bllokojnë dhe rrugën alternative

Është rënduar situata pasditen e kësaj të mërkure në aksin Librazhd-Prrenjas i cili prej disa ditësh vijon të jetë i bllokuar. Mësohet se pas bllokimit të këtij aksi, është bllokuar edhe rruga Lozhan – Moglicë – Gramsh, e cila shërbente si rrugë alternative për qarkullimin drejt juglindjes.

Burime për mediat bëjnë me dije se rruga është bllokuar nga dy kamionë që transportojnë mallra.

Këta të fundit kanë mundur të hapin krahun në anë të rrugës por për shkak të lëvizjes së lartë të mjeteve, është krijuar një ngërç në qarkullim.

Lëvizja e mjeteve po bëhet e ngadalësuar ndërsa në këtë segment raportohet se ka mbërritur policia e qarkullimit të Korçës për të bërë hapjen e rrugës.

Nuk dihet ende sa do të zgjasë ky ngërç në qarkullim, ndërsa autoritetet kanë deklaruar se do të ndërtojnë një rrugë alternative, por nuk kanë dhënë një afat se kur mund të nisë qarkullimi normal.

About Redaksia

Check Also

Bardhi-Ramës: Nga Portugalia mëso si jep dorëheqjen kryeministri dhe ministrat kur janë nën hetim…

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së bërë nga …