Takimi i PD me përfaqësues të PPE: Zhvillimet politike në Shqipëri në fokus të europianëve!

Përfaqësues të Partisë Demokratike, kanë zhvilluar këtë të mërkurë takim me përfaqësues të Partisë Popullore Europiane.

Në një postim në rrjete sociale, kreu i grupit demokrat, Gazmend Bardhi, shkruan se gjatë takimit u diskutuan disa çështje, përfshirë zgjedhjet, deformimin e demokracisë, kapjen e institucioneve, pengimi i drejtësisë dhe rrezikun e një shteti të dominuar sipas tij nga interesa të kriminale.

“Në një diskutim të hapur dhe serioz, trajtuam çështjet që shqetësojnë çdo qytetar: zgjedhjet, deformimin e demokracisë, kapjen e institucioneve, pengimi i drejtësisë dhe rrezikun e një shteti të dominuar nga interesa të kriminale. Ky mision faktmbledhës nuk është thjesht një vizitë protokollare. Është një sinjal i fortë se zhvillimet në Shqipëri janë tashmë në fokusin europian. Rezolutat e PPE-së po konkretizohen me verifikim në terren dhe me dëgjimin e fakteve”, shkruan Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Paralajmërimi i ish-ministrit të PS: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Çmimi i naftës në Shqipëri është në rritje që prej nisjes së luftës në Iran, …