Jahti luksoz nga paratë e AKSHI-t, thirret në SPAK vartësja e biznesmenit Ermal Beqiri

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thirrur për deklarime Xhenila Tamizin, e cila rezulton vartëse e biznesmenit në arrati Ermal Beqiri.

Raportohet se në emër të Tamizit dyshohet se Beqiri ka regjistruar pronësinë e një jahti luksoz, i cili mendohet të jetë pjesë e pasurive të vendosura për të fshehur origjinën reale të pronësisë.

Jahti është bllokuar nga SPAK dhe aktualisht ndodhet i ankoruar në portin e Durrësit, në pritje të përfundimit të verifikimeve dhe procedurave ligjore.

Sipas verifikimeve të kryera nga, SPAK, Xhenila Tamizi, rezulton të jetë juristja e kompanisë “Soft & Solution”, tek e cila paguhet me 736 mijë lekë të vjetra në muaj, një shifër tepër e ulët kraharuar me vlerën e jahtit.

Pavarësisht kësaj page të ulët, juristja e Ermal Beqirit, rezulton të ketë në pronësi edhe disa pasuri të tjera, ku përpos jahtit ka edhe disa apartamente në emër të saj.

Nga dosja hetimore rezulton se Tamizi ka qenë e punësuar në shoqërinë “Soft & Solutions” sh.p.k. Ajo bëntë intervista pune dhe trajnonte punonjësit që merreshin në kompani.

Nga deklarimet e bëra në SPAK, të gjithë që janë marrë në pyetje si persona në dijeni kanë deklaruar se janë intervistuar nga Xhenila Tamizi. Ka qenë po kjo shtetase, e cila shpallte fituesit, i njoftonte se ishin përzgjedhur si fitues dhe pas një stazhi, ata fillonin zyrtarisht punën.

Ndërkohë, punonjësit kanë deklaruar se kontratat janë lidhur me një shoqëri tjetër, të ndryshme nga “Soft & Solutions”, konkretisht me shoqërinë “EA Solutions”.

About Redaksia

Check Also

SPAK e arrestoi, Rama merr në mbojtje ish-drejtoreshën e AKSHI-t: Gjynah, jeton në shtëpi me qira, s’ka as makinë…

Pasi e shtrydhi mirë e mirë dhe e flaku si mbeturinë, Edi Rama i doli …