Polici i Komisariatit nr.5 u kap me një milionë euro në makinë, zbulohet kujt i përkisnin

Polici i Komisariatit nr.5 në Tiranë, Aurel Kaziu u arrestua një ditë më parë pasi u kap në territorin e Kosovës me një milionë euro në makinë dhe më pas u pezullua nga detyra.

Ndërkohë gazetarja, Dorjana Bezat ka zbuluar detaje të reja sa i përket kësaj ngjarjeje.

E ftuar në “Top Story” ajo ka deklaruar se, Kaziu kishte më pak se një vit në detyrë dhe mendohet se është përdorur nga grupet kriminale për të transportuar paratë drejt Shqipërisë.

Sipas saj, ka dyshime se paratë ishin të një grupi kriminal që vijnë në territorin shqiptar për pastrimin e tyre.

“I arrestuari është një polic i ri. Thuajse një vit kishte si polic. Ishte një agjent krimesh. Kishte pak kohë i fejuar, familjar. Ai mund të jetë përdorur nga grupet kriminale për transportin. I binte për rrugë tokësore nga Serbia drejt Kosovës. Pala kosovare kishte marrë informacione.

U bë një kontroll me pajisje të tjera ku u zbuluan paratë. As pala kosovare, as pala shqiptare nuk janë në gjendje të zbulonin nga vinin këto para. Dyshohet se janë të një grupi kriminal që vijnë në territorin shqiptar, qoftë të Kosovës, qoftë të Shqipërisë, për pastrimin e tyre”, u shpreh gazetarja.

About Redaksia

Check Also

Jahti luksoz nga paratë e AKSHI-t, thirret në SPAK vartësja e biznesmenit Ermal Beqiri

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thirrur për deklarime Xhenila …