Rama nuk e lëshon Ballukun, sulmon SPAK-un: Drejtësia po ndërhyn brutalisht…

Edi Rama vazhdoi grushtin e shtetit duke marrë në mbrojtje Belinda Ballukun edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.

Duke mbrojtur indirekt veten, Rama tha se ndërhyrjet e drejtësisë tek ekzekutivi janë brutale.

“Çfarë është përveçse ndërhyrje brutale, pezullimi i ministrit nga një prokuror dhe gjykatës, me vendim të një seance paraprake pa gjyq, i pandodhur në historinë e botës. Çfarë është përveçse ndërhyrje gjymtuese në territorin e pushtetit legjislativ, përpjekja e një shoqate përfaqësuesish të gjyqësorit për të rritur pagat e veta me gjyq. Që kur në historinë e republikave me tre pushtete, pushteti gjyqësor llogarit pagat dhe përcakton politikat e pagave apo taksave të një vendi. E përsëris, këto janë leksione që vendet e tjera i kanë nxjerrë me vonesa të caktuara, Shqipëria nuk ka luksin për t’u vonuar për t’i nxjerrë këto mësime”, tha ai.

Rama paralajmëroi edhe ndërkombëtarët, duke i sulmuar ata se po mashtrohen nga propaganda.

“Kur dëgjojnë një gjykatës që i thotë prokurorit rëndoje dorën se e ke të lehtë akuzën. Ta kujtojnë anglishtfolësit se janë bomba artizanale të propagandës. Por halli më i madh është se nuk ka asnjë reflektim. Një fakt për mua është domethënës që këshillat e prokurorisë e gjyqësorit më ngjeshin mbi fjalë të miat disa deklarata nervoze si ato të njerëzve që më prish gjumin e dasmës, si ato të bla bla bla…Unë nuk jam aktorët politik, por jam kryeministri. Kjo parti nuk e ka një konkurrent në historinë botërore si faktori qeverisës më mbështetës i pavarësisë së drejtësisë dhe faktori më i heshtur i gafave të drejtësisë dhe janë probleme serioze që dihet të merren hartuesit e atyre deklaratave të kota. Fjala presion është shumë e madhe, për mbështetësin më të madh të tyre që jam unë personalisht”, tha ndër të tjera Rama.

About Redaksia

Check Also

Pacolli paralajmëron Ramën

Behgjet PACOLLI Ne jami kthyer në një gjendje që i ngjan një DIGE që duron …