Bardhi: Edi Rama është peng, po zbaton urdhërat e Ballukut!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sot në lidhje me ndryshimet e fundit në qeveri, duke theksuar se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk mund të lidhet me emra apo interesa personale.

“Një javë më parë paralajmëruam në Parlament largimin e Vengut dhe Spiropalit! Nuk bëjmë fall apo shohim filxhan, por ata që rrethojnë Ramën flasin vetë për ndryshime”, tha Bardhi, duke shtuar se faktet tregojnë qartë se kryeministri aktual nuk po vepron si i pavarur.

Sipas tij, emërimi i rrethit të ngushtë të Belinda Ballukut në postet e rëndësishme qeveritare tregon se Edi Rama është i penguar dhe po zbaton urdhërat e Ballukut, duke mos ushtruar detyrën e kryeministrit me liri.

About Redaksia

Check Also

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas/ PD Elbasan: Korrupsioni po na izolon! Më 28 shkurt të gjithë në Tiranë!

Partia Demokratike, dega Elbasan, ka reaguar ndaj situatës së rënduar të infrastrukturës rrugore në qark, …