Izolimi nga shembja e rrugëve, nis revolta në Korçë, kërkohet shpallja e emergjencës!

Bllokimi i rrugës Librazhd–Pogradec që prej ditësh ka sjellë vështirësi ekonomike dhe ka bllokuar gjithë zonën e juglindjes, ka nxitur një grup aktivistësh të shoqërisë civile në Korçë të thërrasin protestë.

Sipas A2 CNN, aktivistët kanë nisur një peticion ku po mbledhi firmat e qytetarëve Korçarë për të kërkuar marrjen e masave konkrete për përballimin e situatës.

Gjithashtu, ata kërkojnë që të informohen në lidhje më veprimet që po ndërmerren nga institucionet përgjegjëse për trajtimin e situatës ku të përcaktohen afate konkrete kohore dhe masat që janë marrë për rritjen dhe sigurisë dhe kompensimet e qytetarëve për dëmet që po u shkaktohen.

Për këtë arsye ata kanë thirrur edhe një protestë para bashkisë së Korçës, ditën e hënë.

About Redaksia

Check Also

Reagim i ashpër i Kishës Orthodokse ndaj regjimit/ “Policia të kthehet në binaret e ligjit, do mbani përgjegjësi…

Reagimi i Mitropolit Anastas: “Policia e Shtetit të rikthehet menjëherë në binarët e ligjit dhe …