Skandal në Bashkinë Lezhë! Pjerin Ndreu paguan individë pa u paraqitur fare në punë!

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak në Lezhë, ku u mor vendimi për rritjen e pagave të punonjësve, është shoqëruar me debate të forta.

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Donika Ndoj, ngriti shqetësimin se në këtë njësi vendore po mbahen në punë persona që kanë mbushur moshën e pensionit, si edhe individë që sipas saj, paguhen fiktivisht pa u paraqitur fare në punë.

Sipas Ndojit, këto praktika përbëjnë një shkelje të hapur të parimeve të menaxhimit të shpenzimeve publike, dhe rrisin dyshimet për keqpërdorime dhe klientelizëm brenda administratës vendore.

Kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu, pranoi se disa persona u është shtyrë mosha e pensionit për shkak se nuk janë gjetur specialistë për t’u zëvendësuar, por hodhi poshtë akuzat për paga fiktive, duke i quajtur të pabaza.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e punonjësve me pagë minimale përfituan rritje prej 10–15 mijë lekë të reja, vendim që opozita e konsideron simbolik dhe jo zgjidhje reale për problemet strukturore të administratës.

About Redaksia

Check Also

Berisha ironizon Ramën: Dështoi Lubia, polli 3 ministra!

Kryetari i PD, Sali Berisha ironizon Ramën me një postim për ndryshimet në qeveri. Berisha …