Berisha: Ftoj çdo socialist të ndershëm, të bashkohemi të heqim këtë të keqe të madhe!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale ftoi çdo socialist të ndershëm të bashkohet me opozitën për të larguar “të keqen e madhe” që qeveria aktuale ka sjellë në Shqipëri, duke e cilësuar situatën si më të rëndën që vendi ka pasur pas periudhës së Enver Hoxhës.
Berisha kritikoi ashpër lidershipin e Edi Ramës, duke e akuzuar se ka forcuar lidhjet me krimin e organizuar dhe ka shndërruar qeverinë në një strukturë kriminale, ndërkohë që ftoi socialistët që të qëndrojnë në anën e qytetarëve dhe të idealit për një Shqipëri të drejtë dhe demokratike.

Alban Tirana: Përshëndetje Doktor, jam një socialist dhe më vjen shumë keq ku është katandisur PS e Fatos Nanos dhe shumë akademikëve dhe profesorëve që janë zëvendësuar me Zeqinetë e Ramës. Më vjen shumë keq për partinë time që e ka mbuluar krimi dhe korrupsioni.

Sali Berisha: Përshëndetje Alban, në vitin 2013, kur Edi Rama erdhi në pushtet pas një rotacioni, dëshmi e funksionimit të demokracisë, në parlament unë i jam drejtuar me këto fjalë: Lidhjet e tua me krimin janë universalisht të njohura, por qytetarët shqiptarë u votuan dhe do të thotë se u amnistuan për lidhjet që keni me krimin. Jam i sigurt se edhe Brukseli do të amnistojë, do të pranojë verdiktin e qytetarëve shqiptarë.
Por, gjithçka do të përcaktohet nga qëndrimi yt ndaj krimit të organizuar.
Do i presësh ti lidhjet me krimin dhe bandat, ky do jetë një zhvillim shumë i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Do i forcosh dhe do përdorësh pushtetin për t’i forcuar ato, kjo do jetë një tragjedi.
E vërteta është se, ai përdori të gjithë pushtetin e tij për të forcuar gjithnjë e më shumë lidhjet me bandat gjersa e shndërroi qeverinë e tij në një organizatë të mirëfilltë kriminale.
Ndaj dhe unë, ftoj çdo socialist të ndershëm që ka idealet e tij të bashkohemi të heqim këtë të keqe të madhe që Shqipëria nuk e ka pasur kurrë në krye pas Enver Hoxhës.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Dosja 400 milionë euro e portit u hap në prokurori! Ky është vetëm fillimi

Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi hapjen e dosjes prej 400 milionë eurosh të Portit …