Berisha: Rama i drejtoi topat e ujit drejt meje, por i them o langaraq, ku ka topa që më lëkundin mua!

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi dhe dhunën e policisë dhe topat e ujit drejtuar atij.

“Miq, korrëm një fitore tjetër sot.

Arritëm një rekord të ri në protestën tonë, çka do të thotë asgjë nuk na ndal ne pa e hedhur Edi Ramën aty ku e meriton, në koshin e plehrave të historisë.

Dënoj me forcën më të madhe dhunën jashtë çdo lloj shkaku të përdorur ndaj protestuesve me urdhër të Edi Ramës.

E patë dhe vetë, në një kohë kur ne po rrinim të qetë, topat e ujit i drejtoi drejt Sali Berishës, por i them se je i pashpresë o budalla.

O lëngaraq.

Po ku ka topa që më lëkundin mua.

Ta tregoj mire”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Goditje fatale ndaj regjimit teokratik iranian/ PD: Një lajm i mirë për popullin iranian dhe botën e lirë

Deklaratë e Partisë Demokratike Lajmet tashmë nga shumë burime konfirmojnë vrasjen e diktatorit mizor të …