Berisha: Rikthimi i të rinjve në vendin e tyre do të jetë politikë kryesore e programit tonë!

Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi se rikthimi i të rinjve shqiptarë në vendin e tyre do të jetë një nga politikat kryesore të programit të Partisë Demokratike.
Duke iu referuar situatës dramatike të viteve 2014–2026, Berisha nënvizoi se gjatë kësaj periudhe Shqipëria përjetoi një katastrofë demografike, ku politikat e qeverisë Rama detyruan shqiptarët të braktisnin vendin.

Llesh Prendi: Dy fëmijët e mi u larguan në Venecia, vajza arkitekte dhe djali arkeolog erdhën në Shqipëri për të punuar dhe jetuar. Ishin vitet e para të qeverisë Rama. Por fatkeqësisht nuk arritën të punësohen. Më ther zemra se nipat e mi nuk kthehen më. I vrau pushteti ëndrrat e mia.

Sali Berisha: U përshëndes ju dhe fëmijët tuaj Llesh. Vitet 2014-2026 do shënohen në muret e historisë së këtij vendi si vitet e katastrofës më të madhe demografike.
Si vitet kur shqiptarët me politikat antishqiptare të Edi Ramës braktisën vendin e tyre si kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi.
Këto politika të shpunësimit të të rinjve, këto politika të vrasjes së shpresës, kanë dëmtuar rëndë ëndrrën, kanë vrarë ëndrrën e të rinjve shqiptarë për të ndërtuar këtë ëndërr në Shqipëri.
Shembulli më i gjallë janë fëmijët e tu, të cilët u shkolluan në shkollat më të mira të Italisë dhe u rikthyen për të ndërtuar ëndrrën në Shqipëri.
Por Edi Rama është vrasësi i ëndrrave.
Kështu që, largimi i këtij regjimi duhet të jetë objektivi absolut i yni dhe një politikë që do synojë qoftë kushte reale për të rinjtë shqiptarë në Shqipëri që të ndërtojnë ëndrrën e tyre me punësim, me kredi, me strehim, por edhe një përpjekje e madhe shumë për rikthimin e të rinjve shqiptarë që dëshirojnë të rikthehen dhe të investojnë në këtë vend, do jenë drejtime kryesore të politikës sonë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Dosja 400 milionë euro e portit u hap në prokurori! Ky është vetëm fillimi

Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi hapjen e dosjes prej 400 milionë eurosh të Portit …