Pas marshimit me molotovë, Flamur Noka është shprehur për gazetarët se çdo pushtet kur aplikon dhunën, tregon që ndjen fundin.
Ai shprehet se Rama vodhi shqiptarët, i rropi, e kriminalizoi shtetin dhe sot mundohet që të mbahet, të kacavirret ndaj pushtetit me dhunën policore. Noka shton se asgjë nuk e ndal revoltën e qytetarëve.
“E shikoni çfarë bëjnë, mendojnë se vetëm me dhunë mund të mbijetojnë.
Çdo pushtet kur aplikon dhunën, tregon që ndjen fundin.
Kjo që po zhvillojnë, në një kryengritje tërësisht paqësore, ju e keni parë gjatë gjithë kohës asnjë akt dhune, asnjë akt vandalizmi vetëm protestë, revoltë dhe kryengritje qytetare.
Barbarët e pushtetit, të panikosur se e ndjejnë se u vjen fundi, bëjnë vetëm terror rrugëve të Tiranës.
Më thoni se çfarë borxhi i ka Edi Ramës, Tirana dhe Shqipëria më?
I vodhi, i rropi, e kriminalizoi shtetin dhe sot mundohet që të mbahet, të kacavirret ndaj pushtetit me dhunën policore.
Nuk na ndalon asgjë.
Nuk ka dhunë dhe terror të narkoshtetit që ndalon dhe stopon revoltën e qytetarëve shqiptarë.
Ka vetëm një rrugëzgjidhje politike dhe të kërrehet kjo qeveri”, tha Noka.
Gazeta RD