Policia sulmon protestuesit, lëndohet deputeti Boçi, një qytetar humb ndjenjat (Foto)

Tensione në protestën e opozitës. Policia e Prodës sulmon protestuesit paqësorë me gaz lotsjellës dhe ujë me piper pa limit

Në mënyrë të paligjshme policia po përpiqet të ndalojë marshimin e protestuesve, duke shkelur ligjin.

Është hedhur gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit ishin drejt marshimit për të shkuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Edhe kreu i PD Sali Berisha shihet se ka vendosur maskë pas gazit të hedhur.

Ndërkohë, i lënduar ka mbetur deputeti Luçiano Boçi për shkak të sprajit të hedhur dhe një qytetar i cili shihet i shtrirë në tokë pasi ka humbur ndjenjat.

Protestuesit kanë tentuar që të çajnë kordonin e policisë që ishte vendosur dhe kanë nisur konfrontimin.

FOTO/ Policia hodhi gaz lotsjellës, qytetari humb ndjenjat 

About Redaksia

Check Also

Safet Butka, patrioti që nuk pranoi vëllavrasjen

Safet Butka, Patrioti që nuk Pranoi Vëllavrasjen! Shkëlqim Hysaj Lepenica Më 19 shtator 1943, në …