Protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë

Protesta masive e opozitës ka nisur ndryshe këtë herë. Qytetarët janë derdhur në rrugët e Tiranës, duke u grumbulluar fillimisht përpara Kryeministrisë. Më pas, nga aty ka nisur një marshim në kryeqytet, i cili pritet të vijojë drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, me ndalesa të tjera në institucione shtetërore.

Opozita kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe ngritjen e një qeverie teknike për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ndryshe nga herët e tjera, kur protestat janë shoqëruar me fjalime të përfaqësuesve të opozitës dhe shoqërisë civile, protesta kombëtare e mbrëmjes së sotme duket se i është lënë në dorë qytetarëve, sipas një skenari të qartë marshimi.

Protestës kombëtare i janë bashkuar mijëra qytetarë, nën thirrjet “Rama ik” dhe “Edi Rama në burg”. Me flamuj kombëtarë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian, protesta është shoqëruar nga brohorima të vazhdueshme, ndërsa marshimi drejt institucioneve pritet të vijojë edhe në orët në vijim.

About Redaksia

Check Also

Noka: Narko Proda urdhëroi që marshimi të ndalohet! Çdo skenar që ata kishin u ka dështuar!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se Tirana është në duart e qytetarëve …