Sot në orën 18:00 protesta kombëtare e opozitës, paralajmërimi i Berishës

Opozita do të zbresë sërish në bulevard pasditen e kësaj të shtune, në orën 18:00. Në fokus të tubimit mbeten skandalet e qeverisë, të lidhura me një sërë hetimesh të ngritura nga SPAK, të cilat shigjetojnë me akuza Belinda Ballukun, tashmë e shkarkuar nga detyra e zv.kryeministres, për të cilën Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrestimin.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi të mërkurën: “Ne tani kalojmë në forma të ndryshme protestash, i diversifikojmë, kemi kreativitet. Do të eksplorohen forma të reja”.

Në daljet e fundit për mediat, Berisha ka paralajmëruar masivitet në këtë tubim.

Kjo është protesta e katërt e opozitës për këtë vit, ku kërkesa mbetet e njëjtë: largimi i Edi Ramës dhe hapja e rrugës për një qeveri teknike, e cila do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

About Redaksia

Check Also

Gazetari gjerman: Çfarë pritet të bëjë Rama-Vuçiç?

Gazetari gjerman, Michael Martens, ka paralajmëruar një zhvillim të ri politik mes Edi Ramës dhe …