Sulmi ndaj Iranit/ Berisha: Le të urojmë që regjimi diktatorial iranian të marrë ndëshkimin e merituar

Lideri i opozitës, Sali Berisha, komentoi sot sulmet e forcave ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kundër rezidencave dhe qendrave të udhëheqësve të regjimit të ajatollahëve në Iran.

Berisha u shpreh se është momenti që regjimi diktatorial iranian të marrë ndëshkimin e merituar, duke vënë në dukje se ky regjim ka vrarë të rinj dhe të reja, qytetarë të vet, më shumë se çdo regjim tjetër në kohën e sotme.

Berisha: Ndërkohë sot në mëngjes, agjencitë e lajmeve njoftuan se forcat ajrore të Izraelit dhe të SHBA kanë bombarduar rezidencat dhe qendrat e udhëheqësve diktatoriale teokratikë të ajatollahëve të Iranit.

Le të urojmë që kenë marrë përgjigjen e merituar pasi ky regjim ka vrarë të rinj dhe të reja, qytetarë të vet, më shumë se çdo regjim i kohës së sotme.

Le të urojmë që të marrin ndëshkimin e merituar sepse prej kohësh e kanë merituar një ndëshkim të tillë.

About Redaksia

Check Also

Policët i kanë thirrur nga rrethet dhe i kanë lënë dy ditë pa ushqim

Policia është dorëzzuar ditën e dytë të protestave masive të studentëve duke mos pasur fuqi …