Berisha: Keqardhje për të huajt që ishin te vila e diktatorit, vetëm një mendje e sëmurë si e Ramës mund ta bënte qendër kulturore

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me protestat e zhvilluara dhe atyre në vijim, lideri demokrat shprehu keqardhje për shtetasit e huaj që ndodheshin tek vila e diktatorit Hoxha momentin e incidentit me molotov e flakadanë.

Sipas tij, atë objekt që mbart histori dikature, vetëm një mendje e sëmurë si Rama mund ta lthejë në qëndër kulturore.

Pyetje: A do vazhdoni sërish protestat me molotov?

Sali Berisha: Protestat i kemi më paqësore. Në qoftë se përdoren disa elementë piroteknike, ato janë shprehje e urrejtjes ndaj Edi Ramës, por gjer sot dy gjëra mund të them, protestat tona janë absolutisht paqësore.

Do jenë paqësore dhe kjo është zgjidhje, jo imponim, por ky është besimi ynë.

Po, janë përdorur mjete piroteknike, të cilat ju i quani bomba molotov, por nuk ka një njeri të plagosur prej tyre.

Asnjë.

E para, nuk ka një polic të plagosur. Kemi njerëz të qëlluar në kokë me plumb gome, jo një, por disa, kemi shumë probleme por ne qëndrojmë në protestat pa dhunë.

Ne jemi të vendosur të vazhdojmë protestat tona pa dhunë.

Asnjë polic, filluan të japin komunikata, nuk japin më se ua vërtetonim që atë moment që i kishin gënjeshtra.

Asnjë polic i plagosur nga protestuesit. Disa protestues të plagosur me plumb në ballë, plumb pas veshi, në mënyrë të egër nga Sokol Bizhga dhe ky Proda që iku.

Për sa i përket tani meqë hyra në këtë temë, sigurisht ndjej shumë keqardhje për ata të huaj që kanë qenë aty dhe i siguroj se ata nuk kanë qenë kurrë objekt i atyre që i kanë hedhur ato mjete piroteknike.

Jo, por nuk e kanë ditur se janë aty.

Sidoqoftë për ata ndjej keqardhje të madhe, nuk duhej të ndodhte kurrsesi. Dy të huaj thuhet se kanë qenë aty.

Nuk e ka ditur njeri fare.

Një gjë është, trashëgimia e Enver Hoxhës, unë për shembull e mora vesh pasi pyeta dhe më thanë se është bërë qendër kulturore.

Ajo mund të ishte muze i torturave çnjerëzore, por qendër kulturore vila e Enver Hoxhës është një fyerje e madhe për mbi 7 mijë të ekzekutuar barbarisht për vlerat themelore të njeriut, për 40 mijë të internuar, për 120 mijë të persekutuar.

Ajo qendër kulturore vetëm mendja e sëmurë e Edi Ramës që adhuron Enver Hoxhën, unë nuk kisha dëgjuar kurrë.

Ajo mund të ishte muzeu i torturave dhe ajo mund të bëhej muzeu i torturave çnjerëzore të diktaturës.

Megjithatë me këtë unë nuk justifikoj fare dhe prania e atyre dy të huajve është keqardhje e madhe për mua.

Pyetje: Keni kërkuar ndjesë apo kjo është ndjesa?

Sali Berisha: Ja pra, a po shpreh keqardhje unë? Unë e mora vesh që ajo është shndërruar në qendër kulturore pasi ndodhi ngjarja.

Se çfarë qendër kulturore mund të jetë shtëpia e diktatorit, e Edi Rama. Se çfarë frymëzimi mund të gjejë për kulturën ai, qendër antikulture, po. Sepse kultura socialiste ishte antikulturë, ishte pseudokulturë.

Unë u habita mbrapa, po kjo nuk është punë e imja, e ka bërë Edi Rama, Edi Rama është i njohur si adhurues i tij, i ati i tij ka qenë zëvendësi i Nexhmije Hoxhës, nënkryetar i Frontit Demokratik, pra i kanë lidhje familjare.

About Redaksia

Check Also

Balliu: Ilir Proda u shkarkua prej presionit të qytetarëve, por sistemi mbetet! Bizhga nuk është reformë

Deklarata e deputetit të PD, Klevis Balliu: Largimi i Ilir Prodës nuk është një lëvizje …