Berisha: Këta janë manipulatorë të paskrupullt, çdo gjykim për opozitën i bie Irenës me 5 mbiemra

Kryetari i PD, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK, duke ju përgjigjur interesit te gazetarëve se, këta janë manipulatorë të paskrupullt, çdo gjykim për opozitën i bie Irenës me 5 mbiemra.

Pyetje: Z. Berisha, a i keni kërkuar ndjesë artistëve që u bënë pre e sulmeve me molotov ditën e protestës të shtunën? Dhe e dyta, a do të vazhdoni protestat sërish me molotov tani që edhe një deputet i juaji është referuar në SPAK?

Sali Berisha: Tani, këtu unë me kënaqësi do u përgjigjem pyetjeve të gjitha dhe nuk është se nuk qëndrojnë, por nuk do ta keqpërdor unë këtë tribunë këtu për të dhënë çdo lloj përgjigje. Këtu jap përgjigje vetëm për ato që lidhen me Altin Troplinin dhe me Irenën me 5 mbiemra.

-Por u jeni përgjigjur pyetjeve më parë?

Sali Berisha: Jo, këtu jo. Për të tjera u garantoj se në seli, në konferencë shtypi, unë u përgjigjem çdo pyetje.

Kurse këtu do ta ruaj këtë profil sepse kjo që ndodh është një gjë e pakonceptueshme se si një gjykatëse, e quajtur gjykatëse, një delinkuente par excellence, arrin t’i bëjë kukumalen një shteti të tërë. Kjo është.

Sepse i tillë është shteti i inkriminuar.

Nuk ndodh kund në botë kjo, nuk mund të ndodhë.

A mund të pyesni veten si ka mundësi që çdo gjykim për opozitën i bie Irenës me 5 mbiemra?

U kërkoj ju ta bëni këtë pyetje për t’u treguar shqiptarëve se çfarë falsiteti është shorti i tyre, se këta gjasme i zgjedhin me short.

Këta janë manipulatorë të turpshëm, të paskrupullt dhe procedurën e shortit e manipulojnë, për çdo opozitar është vetëm Irena Gjoka.

Dhe Irena Gjoka është këshilltarja e Gys Agasit.

E cila midis të tjerash thotë e harrova unë se kisha apartament. Nuk e deklaron.

Ose nuk i di ato dy garazhet, më kishin dalë nga mendja dy garazhe.

E kuptoni ju se çfarë fytyre kanë këta?

Merrni një element, shortin, që është shumë i rëndësishëm.

Shorti është një nga kushtet themelore të një procesi të paanshëm.

Shorti pra, po të jetë për opozitën, ka lindur Irena Gjokën sa herë ka rënë.

A mundet? Çfarë sistemi qesharak dhe i turpshëm është ky!

Ky është turpi i dheut.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Jemi pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi deklaron se, anëtarët demokratë të Këshillit të …