Berisha: Lubia nuk shkon pa Ramën në SPAK, këtë ia ka bërë të qartë edhe Lindës së Surrelit!

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se paraqitja e tij në ambientet e SPAK u shoqërua me zhvillime të tjera brenda institucionit, ndërsa lëshoi akuza dhe komente politike ndaj kundërshtarëve të tij.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte parë figura të tjera publike në SPAK, Berisha tha se, sot ishte Irena aty, ishte me Troplinin, duke shtuar më tej deklarata ndaj asaj Ballukut për të cilën u shpreh se pa Ramën nuk vjen këtu.

Pyetje: Z. Berisha, në vijimësi me ardhjet tuaja në SPAK keni parë personazhe aty brenda. Sot nuk na treguat askënd…

Sali Berisha: Sot, ishte Irena aty, ishte me Troplinin aty, ishin të dy aty.
Këto personazhe, ju doni që t’u them se e pashë Lubinë, jo, Lubia pa Ramën nuk vjen këtu.
Lubia kërkon Ramën me vete.
Dhe ia ka bërë të qartë edhe Lindës së Surrelit se do u marr me lecka. Prandaj po ndodh kjo.
Të dyve ua ka bërë të qartë se dyshimi i grave është i pakufishëm.

About Redaksia

Check Also

Balliu: Ilir Proda u shkarkua prej presionit të qytetarëve, por sistemi mbetet! Bizhga nuk është reformë

Deklarata e deputetit të PD, Klevis Balliu: Largimi i Ilir Prodës nuk është një lëvizje …