Berisha: Rama do e ndajë veten, Lubinë dhe Lindat e tij në qytetarë mbi ligjin, kurse të tjerët në qytetarë nën ligjin

Lideri i opozitës, Sali Berisha paralajmëroi se, Rama do vendosë veten, Ballukun dhe bashkëshorten e tij mbi ligjin duke i mbrojtur, ndërsa qytetarët do të jenë të vetmit që do të përballen me ligjin.

Duke folur para mbështetësve në Foltoren e radhës para Kryeministrisë, Berisha tha se një ndarje të tillë, as Kushtetua e diktatorit Enver Hoxha më 1974 nuk e kishte bërë.

Sipas Berishës, riformatimi i kabinetit ministror të Ramës, nuk është asgjë e re, duke shtuar se ministrat e emëruar kanë qenë asistentët e Ballukut në vjedhje.

Berisha: Një mirënjohje të pakufishme ndaj të gjithë atyre qeveritarëve, deputetëve, zyrtarëve të vendeve të tjera që erdhën këtu me mesazhin e prerë të dënimit të korrupsionit, të funksionimit të ligjit dhe të Kushtetutës.

Por Edi Rama vazhdon.

Edi Rama do të ndajë në qytetarë mbi ligjin veten, Lubinë, Lindat e tij dhe qytetarët nën ligjin ne të tjerët.

As Kushtetuta më staliniste e planetit e vitit 1974 e Shqipërisë nuk kishte një ndarje të tillë.

Ndaj dhe është kohë kritike dhe jemi vetëm ne shqiptarët që mund t’i japim përgjigjen që meriton atij dhe asaj bande me mandate kriminale që kërkojnë të vishen me parzmore ligjore për të na vjedhur, për të vazhduar vjedhjet e tyre.

Nuk heq ai imunitetin e Lubisë, përkundrazi ai tregon siç është, njeri pa dinjitet, njeri i zhveshur nga çdo normë morale, njeri me zero integritet se është skllav i Lubi Ballukut.

Është skllav i saj.

Ai, që në bashki është bërë me 200 milionë euro duke vjedhur me asistente kryesore Lubinë dhe ndaj tani i thotë largohu ti dhe sill këtë të duash dhe sot kabineti i ri është kabineti Balluku.

Se Rama, ata ministra që ka vu aty, nuk i ka takuar kurrë. Ata kanë qenë asistentët e Ballukut në vjedhje, që të gjithë dhe ky i vendosi ministra për të siguruar atë.

Dhe e bëri këtë me motivin se lufta kundër korrupsionit është më problem se korrupsioni.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ditën e diskutimit të imunitetit të Lubi Ballukut, të gjithë tek parlamenti!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në përmbyllje të fjalës në Foltoren para Kryeministrisë, ftoi shqiptarët …