Nga SPAK, kreu i PD, Sali Berisha i pyetur për emërimin e Sokol Bizhgës në krye të policisë, e cilësoi këtë të fundit si ‘një armik të egër i ligjit dhe një tradhtar të kolegut të tij, që e dogjën të gjallë në makinë kriminelët’.
Berisha tha se, ky është një tradhtar që e meriton të dënohet për tradhti të lartë ndaj shokut, ndaj bashkëluftëtarit të paktën 30 vite.
Pyetje: Z. Berisha, po për emërimin e Sokol Bizhgës në krye të policisë?
Sali Berisha: Një armik i egër i ligjit, një tradhtar i kolegut të tij, që e dogjën të gjallë në makinë kriminelët Gjergj Mehmetin dhe ky ia mbathi.
Dhe del e u thotë se kalova nëpër kodra e nëpër male si partizan ky gjoja.
Ky është një tradhtar që e meriton të dënohet për tradhti të lartë ndaj shokut, ndaj bashkëluftëtarit të paktën 30 vite.
Prandaj e vuri Edi Rama aty tani, hoqi Prodën se nuk mbrojti vilën e Enverit dhe vuri këtë tani kundër opozitës.
Por ta dijë mirë se opozita e ka të dënuar atë.
Gazeta RD