Flet për sabotim nga Gjermania/ Gazetari: Rama ka humbur mbështetjen ndërkombëtare, nuk e mbyll mandatin

Analisti Enton Abilekaj deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ka gjasa që kryeministri Rama nuk do ta mbyllë dot mandatin e katërt të fituar me zgjedhjet e 11 majit 2025, duke renditur, sipas tij, skandalet e shumta korruptive dhe qëndrimin e ndërkombëtarëve, që nuk është si më parë.

“Situata brenda vendit për Ramën nuk është pozitive. Me skandalet e fundit hetimet e SPAK, mbështetja për Ramën ka rënë. E dyta, nuk ka mbështetjen ndërkomëbtare që ka patur. Nëse deri dje kishte mbështetje ndërkombëtare të padiskutueshme, sot nuk e ka. E kemi parë, edhe në mbledhjen e fundit brenda partisë, foli për mungesë mbështetje nga Gjermania, për një skepticizëm gjerman, madje deri në sabotim.

Marrëdhëniet me SHBA nuk i ka edhe aq të mira. Edhe me Bordin e Paqes, nuk pati takim tjetër, përvec asaj. Qëndrimet zyrtarë që qeverisë amerikane…

Duke mos patur mbështetje nga jashtë, pakënaqësi, Rama e ka të vështirë të mbyllë mandatin. Nëse raportet e tij me BE-në përkeqësohen dhe kjo sfida e imunitetit të Ballukut, është njëra nga sfidat, dhe të tjera do të vijë më pas kur të ndërhyjë në legjislacion, edhe BE do të shprehet me hapur për një qëndrim kritik ndaj Ramës”- tha Abilekaj.

About Krye Redaktor

Check Also

Gazetari nga Greqia/ Mund të vendosnin edhe shtatoren e Enver Hoxhës para Ambasadës Amerikane si instalacion

Gazment M. KAPLLANI Shtëpinë e lindjes së Enver Hoxhës në Gjirokastër e bënë Muze Etnografik …