Gazment M. KAPLLANI
Shtëpinë e lindjes së Enver Hoxhës në Gjirokastër e bënë Muze Etnografik – kështu rastësisht e zgjodhën. Nuk zgjodhën për shembull shtëpinë e Musine Kokalarit që shkruajti edhe romanin e parë etnografik shqiptar “Siç më thotë nënua plakë”, e cila është edhe simbol i rezistencës kundër regjimit barbar të Enver Hoxhës.
Ish Vilen e Enver Hoxhës e kanë bërë guest-house ku frymëzohen artistë “elitare” aty tek Vila e “Hurit dhe Elitarit”. Meqë ra fjala: a ka hulumtuar kush çfarë përfaqëson kjo Art Explora dhe si e ka marre në dorëzim atë Vilë? Me sa lexova është formuar ne vitin 2019 si organizatë artistike – pra në të njëjtin vit qe bëheshin planet për kthimin e viles se “Hurit dhe Elitarit” në guest-house për artistë.
E them këtë sepse bazuar ne përvojën time, shumica e atyre që bëjnë biznes me qeveritë shqiptare (të gjitha qeveritë shqiptare pa perjashtim!) janë ose të mashtruar ose mashtrues.
Shyqyr qe Erjon Veliaj është në qeli se tani do kishte vendosur besoj shtatoren e Enver Hoxhës para Ambasadës Amerikane dhe do na kishte thënë që është instalacion konceptual artistik që të plasë Enveri nga inati ngaqë i urrente Amerikanët.
Ndërkohë ky vend e ky kryeqytet jo vetem që nuk dënoi asnjëherë kriminelët e komunizmit por nuk ka ende qoftë edhe një monument kushtuar viktimave te komunizmit dhe atyre te pakteve që i rezistuan (dhe që ende i rezistojnë).
Gazeta RD