Shembet edhe rruga e Gjinarit e sapo ndërtuar/ Himçi: 97 mln lekë po treten si balta!

Deputeti i PD, Blendi Himçi ka denoncuar nga terreni prishjen e rrugës në Gjinar, Elbasan, ku asfalti i sapo ndërtuar është çarë, duke sjellë problematika për lëvizjen e banorëve.

‘Si mund të quhet investim kur rruga, sapo e ndërtuar, ka nisur të shembet nën këmbët e qytetarëve? Çarja e asfaltit nuk është thjesht një defekt teknik – është një metaforë e gjallë e keqqeverisjes, e mungesës së përgjegjësisë, e një fondi prej 97 milion lekësh që po tretet si balta në shi’, shkruan Himçi në Facebook.

Postimi i plotë

Si mund të quhet investim kur rruga, sapo e ndërtuar, ka nisur të shembet nën këmbët e qytetarëve? Si mund të flitet për zhvillim turistik, kur zemra e Gjinarit është shndërruar në një skenë të turpit publik? Çarja e asfaltit nuk është thjesht një defekt teknik – është një metaforë e gjallë e keqqeverisjes, e mungesës së përgjegjësisë, e një fondi prej 97 milion lekësh që po tretet si balta në shi.

Ky nuk është thjesht një rrëshqitje e dheut, është rrëshqitje e besimit të qytetarëve! Është rrëshqitje e shpresës së banorëve që prisnin një qendër të denjë për turizëm, por morën një rrugë të thyer, një shenjë të qartë se paratë publike nuk janë trajtuar me seriozitetin që meritojnë.

Gjinarit i është premtuar rilindje, por sot ai sheh vetëm rrënoja. Ky investim i sapo bërë, i shfaqur si “modernizim”, është kthyer në një monument të dështimit. Dhe pyetja që ngrihet me forcë është: Kush mban përgjegjësi për këtë turp? Kush do të japë llogari për një rrugë që u shemb para se të shkelej mirë mbi të?

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Jemi pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi deklaron se, anëtarët demokratë të Këshillit të …