Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Juglindja në izolim total prej 10 ditësh

Prej dhjetë ditësh, juglindja e vendit vijon të mbetet e izoluar pas shembjes së aksit Librazhd–Pogradec, ndërsa ende nuk kanë nisur punimet për hapjen e një rruge alternative.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), ndërhyrjet në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës” vijojnë edhe gjatë natës, me qëllim pastrimin e trupit të rrugës së rrëshqitur dhe marrjen e kampionëve gjeologjikë, megjithatë, ARRSH nuk ka dhënë një afat konkret për rikthimin e qarkullimit apo për lidhjen e Tiranës me juglindjen.

Institucioni bën të ditur se “priten të fillojnë punimet për trupin e rrugës alternative pas përfundimit të rishikimit të projektit në këtë zonë”, por pa specifikuar kohëzgjatjen e këtij procesi.

Bllokimi i këtij aksi ka prekur jo vetëm qarkun e Korçës, por edhe disa fshatra në zonat e Përrenjasit dhe Librazhdit. Banorë të shumtë janë të detyruar të lëvizin në këmbë çdo ditë, mes pluhurit dhe kushteve të vështira, për të arritur në destinacionet e tyre.

About Redaksia

Check Also

Balliu: Ilir Proda u shkarkua prej presionit të qytetarëve, por sistemi mbetet! Bizhga nuk është reformë

Deklarata e deputetit të PD, Klevis Balliu: Largimi i Ilir Prodës nuk është një lëvizje …