Analisti Armand Shkullaku theksoi se heqja e mundshme e imunitetit të Ballukut nuk do të ishte një akt vullneti për drejtësi, por një lëshim i detyruar ndaj presionit të Berlinit dhe Brukselit.
Ai shtoi se, Rama po tenton të negociojë drejtpërdrejt me drejtuesit e SPAK-ut, konkretisht me kreun e institucionit, për të siguruar një masë më të butë sigurie arrest shtëpie me qëllim shmangien e një arresti me burg që mund të prodhojë pasoja të paparashikueshme politike. Sipas Shkullakut, frika reale e Ramës është që një skenar “Ahmetaj numër dy” të mos kthehet në rrezik personal për të.
Pjesë nga deklarata:
Po të ishte për ta dhënë, nuk besoj se do të shkonte në një kurs përplasjeje të panevojshme, sepse edhe nëse e jep, pas gjithë këtyre që kanë ndodhur, do të jetë një zbythje e detyruar dhe jo një bindje se kështu duhet vepruar.
Pra, pas deklaratave që Rama bëri në grupin parlamentar, ku tha se Gjermania po punon kundër interesave të Shqipërisë, që ministri i Jashtëm gjerman ka ardhur këtu në Shqipëri dhe i ka bërë presion SPAK-ut që të hapë dosjen e Aksit dhe të kërkojë… Ka ndodhur mbledhja e grupit, është e vërtetë. Pra, ai ka thënë që ka ardhur ministri i Jashtëm…
Po Mamica për çfarë iku? Iku pikërisht sepse ministri i Jashtëm gjerman, kur erdhi në Tiranë, takoi kreun e SPAK-ut dhe Elisa Spiropalin, ministren e Jashtme; nuk e takoi Ramën.
Nuk dha dorëheqje ajo. Nuk e la ky tipi; e shkarkoi, nuk pati nevojë të jepte dorëheqje.
Pra, deri tani çfarë kemi kuptuar? Kemi kuptuar, edhe nga insistimi i Berlinit, edhe nga insistimi i Bashkimit Europian, por edhe nga mediat e huaja, çfarë kemi parë? Ky rast, në rastin e Mamicës, çfarë tregon? Tregon, së pari, që ai ka një problem me diplomacinë europiane, që nuk është ndonjë lajm, sepse kemi parë deklaratat që kanë dalë nga Brukseli dhe nga vendet e Bashkimit Europian. Çfarë kanë kërkuar? Që Kuvendi të trajtojë sa më parë çështjen e imunitetit, që mazhoranca nuk duhet të bëhet pengesë për drejtësinë.
Dhe çështjen e ministres së Jashtme unë nuk e lidh me Belinda Ballukun në kuptimin që i tha: “Belinda, shiko, ma hiq këtë se është më simpatike se unë”. Rama në grup parlamentar foli hapur për një grup brenda Partisë Socialiste, të cilin e quajti “grupi anglisht-folës”, duke nënkuptuar që janë këta që shkojnë nëpër ambasada dhe thonë: “Shiko, këta vjedhin, por nuk kemi çfarë të bëjmë”.
Duke goditur ministren e Jashtme, ai tha: “Shiko, kush flet kundër meje, kush bën aleanca jashtë meje, do ta pësojë”. Dhe ju mund të mblidhni vota, mund të keni vite që kontribuoni në Partinë Socialiste, por unë ministër të Transporteve dhe Infrastrukturës do të vë… Si e ka emrin? S’e dini? Enea, si e kishte mbiemrin? Ja, s’e di… Ministër të Mbrojtjes do të vë këtë, njërin nga Shkodra. Si quhet? Ja, s’e di. Po as ata të tjerët nuk i di unë.
Pra, do të thotë që ai u tregon atyre që ka atje, 53 “leshko” që ka në grup parlamentar… Leshko ka pasur që kur bëri zogjtë. Ne vazhdimisht flasim që ministrat janë “leshko” te Rama, domethënë nuk është ndonjë risi. Që i zëvendësoi me disa të panjohur.
S’ka problem që s’i dini emrat, nuk është faji juaj. Megjithëse duhet t’i dini; duhet të vini të përgatitur, sepse politikën e ndiqni. Unë e di emrin e kreut të SPAK-ut, Enea, e di… Po Enea që e mban mend nga antikiteti është diçka tjetër. Unë po flas për emrin e ministrit. Enea, Akili, këta janë diçka tjetër. Edhe mbiemri fillon me K. Me K fillojnë shumë gjëra…
Një gazetar, analist politik, emrat e ministrave kryesorë të qeverisë duhet t’i dijë. Jemi vend i NATO-s, duhet ta dish emrin e ministrit të Mbrojtjes. Po të jenë ministra vërtet… Këtu ka vetëm një ministër që duhet t’ia dish emrin. Duhet të përgatiteni. Ne dimë Edi Ramën, jemi në rregull.
Problemi, që Rama ka një konflikt me ndërkombëtarët, është i qartë për shkak të Belinda Ballukut. I përmenda për hilaritet emrat e ministrave, por do të thotë: “Shiko, asnjë nga ju nuk ka vlerë në qoftë se nuk bëni atë që ju them unë”. Unë heq edhe ish-kryetaren e Kuvendit, heq edhe ministren e Jashtme vetëm sepse ka komunikim direkt me faktorë të tjerë përtej meje. Kjo është e papranueshme në Partinë Socialiste të Edi Ramës.
Nëse nesër mblidhet Parlamenti dhe voton heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, gjithsesi njerëzit janë të bindur që kjo është një situatë “kërcen prifti nga belaja”. Pra, Rama po e heq jo sepse ka bindjen që gjithkush duhet të përballet me drejtësinë pa mbrojtje speciale dhe i barabartë përpara ligjit, por sepse presioni ndërkombëtar ka bërë të vetën. Shenjat për mua deri tani janë që jo.
Po bëj edhe unë një parashikim: që ai ka një kanal komunikimi, pa diskutim, me SPAK-un, e ka pasur gjithmonë, e ka prapë, dhe nga informacionet që kam, ai po negocion me kreun e SPAK-ut arrest shtëpie për Belinda Ballukun, sepse një arrest me burg mund t’i krijojë potencialisht rrezik që të bëhet “Ahmetaj numër dy”. Flet apo s’flet nga burgu, pastaj janë çështje të tjera.
Vonesa ose zvarritja që Rama i ka bërë çështjes së imunitetit të Belinda Ballukut, për mua vjen thjesht nga fakti që Rama nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie për Belindën, siç nuk ka pasur ndjeshmëri për shumë nga shokët e tij që sot janë në qeli, por për herë të parë ka parë një rrezik afër vetes dhe ka dashur të fitojë kohë që, kur ta japë, garancitë që do të marrë për veten të jenë maksimale.
Gazeta RD