Berisha: Kërkoj dorëheqjen e Ramës, ai vetë po bllokon kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një konferencë për mediat kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.

Berisha e akuzoi Ramën se qëndron në pushtet mbi krimin, drogën dhe vjedhjen, duke e cilësuar si uzurpator të detyrës dhe përgjegjës për abuzime të mëdha financiare, përfshirë çështjen e Portit të Durrësit dhe djegësin e Tiranës.

Berisha: Në emër të Partisë Demokratike ripërsëris kërkesën e prerë të dorëheqjes së Edi Ramës si uzurpator i postit të kryeministrit të vendit.

Edi Rama qëndron në pushtet tërësisht mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve, në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me ligjet e vendit.

Edi Rama qëndron në pushtet për të mbrojtur vjedhjet e qindra dhe miliarda eurove të shqiptarëve.

Qëndron në pushtet i bindur se në momentin e parë të largimit nga ajo karrige, ai përfundon, në qoftë se për Lubinë u tha 36 vjet burg, u garantoj se për Ramën as 76 nuk mjaftojnë, për serialin e veprave penale.

Vetëm Porti i Durrësit është të paktën 60 vite burg. Le t’i lëmë mënjanë të gjitha.

Djegësi i Tiranës, pra ajo që thashë unë ishte me minimume.

Po Edi Rama meriton tre jetë t’i kalojë në burgje për vjedhjet që ka bërë.

Ndaj dhe ai, gjer në këtë moment që po jap konferencën, nuk ka dërguar në kryesinë e parlamentit raportin e tij për imunitetin e Ballukut.

Them raportin e tij se raporti është i anëtarëve të komisionit, por ai tregoi se aët do ta shoh unë dhe ai ka mbi një javë që e ka në dorë atë.

Pra është Rama vetë ai që bllokon dërgimin e raportit të anëtarëve të komisionit të partisë së krimit në kryesinë e parlamentit për t’u futur këtë të enjte në axhendën e parlamentit.

Siç e shihni të dashur qytetarë, gjithçka tregon se fati i Shqipërisë, fati juaj, fati i fëmijëve tuaj është vetëm në duart tuaja.

Jeni ju dhe vetëm ju që mund të çlironi këtë vend nga kjo organizatë kriminale që nga mëngjesi gjer në darkë vetëm vjedhin, përçmojnë, poshtërojnë shqiptarët.

Është sot më imperative se kurrë që shqiptarët të marrin në duar fatin e tyre, fatin e lirive të tyre, fatin e vendit të tyre.

About Redaksia

Check Also

Berisha pret Këshillin Koordinues të Diasporës: Shqipëria në krizë ekzistenciale prej shpopullimit e narko-ekonomisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti në një takim në zyrë një përfaqësi të …