Berberi i ka treguar prokurorëve të SPAK vendndodhjen e telefonit të tij, në të cilin janë gjetur shumë dokumenta komprometuese për Ballukun.
Evis Berberi i arrestuar nga SPAK, që del nga hetimet si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ballukut po bashkëpunon me drejtësinë. Sipas Kryetarit tw grupit parlamentar tw PD, Bardhi, Berberi ka bashkëpunuar me drejtësinë për çështjen e telefonit që përmbante komunikime të rëndësishme. Ai pretendoi se në kontrollin e parë telefoni nuk ishte gjetur në banesë, ndërsa në kontrollin e dytë, me instruksion të vetë Berberit për vendndodhjen, SPAK dhe BKH kanë mundur të sigurojnë provat. “Si mendoni se Berberi do të bëjë burg për Ballukun? Shkon ai në burg dhe merr me vete edhe atë. Po Balluku do të bëjë burg për Edi Ramën? Janë tre raste ku ajo ka lënë të kuptohet se nëse shkon në burg, do të marrë edhe të tjerë me vete”, u shpreh Bardhi.
Gazeta RD