Abuzimi është e vetmja politikë qeverisëse në Bashkinë Vlorë!

Deklaratë e Partisë Demokratike Dega Vlorë, nga Sekretari Funksional pranë PD Vlorë, z.Rezenbrik Serjani

Bashkia Vlorë dhe i gjithë administrata e saj, duke nisur me kryedrejtuesen e këtij institucioni, e cila është edhe kryeabuzuesja më e madhe, duke vazhduar me drejtorët në varësi të saj, janë të zhytur në abuzim, vjedhje dhe keqmenaxhim fondesh. Për ta nuk ekziston qoftë edhe një fije përgjegjshmërie publike. Një rast tipik është tenderi i hapur nga dy drejtoritë më të korruptuara të Bashkisë Vlorë, përkatësisht Ndërmarrja e Pastrimit dhe Ndërmarrja e Shërbimeve, drejtori këto në varësi të Bashkisë Vlorë, nga ku kalon edhe pjesa më e madhe e buxhetit, sepse janë këto dy ndërmarrje që duhet të mirëmbanin jetën dhe përditshmërinë e Vlorës, por këto vite ka ndodhur e kundërta.

Tenderat e planifikuar për rrugë më të mira, trotuare, pastrim dinjitoz, kosha mbeturinash, ndriçim, zona rekreative, dekor dhe gjelbërim janë kthyer në tendera abuzimi, nga ku përfiton në mënyrë direkte kryetarja e Bashkisë Vlorë dhe drejtorët e saj. Së fundmi, Ndërmarrja e Pastrimit dhe ajo e Shërbimeve kanë shpallur dy prokurime për mirëmbajtjen e mjeteve (kujtojmë se shumica e mjeteve në këto ndërmarrje ka dalë jashtë funksionit si pasojë e mosmirëmbajtjes), përkatësisht me vlerë: Ndërmarrja e Pastrimit – 20,833,333 (mbi 200 milionë lekë) dhe Ndërmarrja e Shërbimeve – 14,166,667 (mbi 141 milionë lekë), pra në total bashkia paska planifikuar që mbi 341 milionë lekë duhen për mirëmbajtjen e mjeteve të këtyre ndërmarrjeve, sikur këto ndërmarrje të ishin koncesionare “Ferrari” dhe jo ndërmarrje që i kanë katandisur mjetet e punës në mjete joeficiente dhe jashtë çdo kapaciteti përpunues, si pasojë e vjedhjeve dhe abuzimeve ndër vite.

Partia Demokratike Dega Vlorë dënon me forcën më të madhe abuzimet që po i bëhen dita-ditës Vlorës dhe qytetarëve të saj, si pasojë e këtij drejtimi në krye të Bashkia Vlorë, si dhe i bën thirrje Prokurorisë për fillimin e menjëhershëm të hetimeve, sepse zullumet sa vijnë e shtohen.

#partiademokratike #vlora #pd #korrupsion #bashkiavlorë

About Redaksia

Check Also

Shqipëria në drejtimin e gabuar: Nga demokraci parlamentare drejt shtetit njëpartiak!

Nga Gazment BARDHI Mazhoranca po emëron e vetme institucionet që duhet të jenë të pavarura …