Ambasadori i BE: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet

Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka theksuar se krimi i organizuar minon integritetin ekonomik, administratën publike dhe besimin e qytetarëve te institucionet.

Në një tryezë të rrumbullakët ku morën pjesë përfaqësues të partive politike, studiues, komuniteti diplomatik dhe shoqëria civile, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, nënvizoi rëndësinë e bllokimit të aksesit të krimit në ekonominë e ligjshme, përmes mjetesh si heqja e licencave, kontrolli i pjesëmarrjes në tenderë publikë dhe sanksionet bashkiake.

Sipas tij, këto masa janë thelbësore për të parandaluar infiltrimin e krimit në bizneset e ligjshme dhe për integrimin e suksesshëm të Shqipërisë në BE.

“Bllokimi i aksesit të krimit në ekonominë e ligjshme forcon përpjekjet tradicionale për të luftuar krimin e organizuar.

Duke përdorur mjete si heqja e licencave, verifikimi i pjesëmarrjes në tenderë publikë dhe sanksionet bashkiake, autoritetet krijojnë barriera që i pengojnë kriminelët të depërtojnë në bizneset e ligjshme.

Kjo qasje efektive kundër krimit të organizuar është thelbësore për integrimin e suksesshëm të Shqipërisë në BE”, tha Gonzato.

About Redaksia

Check Also

Abuzimi është e vetmja politikë qeverisëse në Bashkinë Vlorë!

Deklaratë e Partisë Demokratike Dega Vlorë, nga Sekretari Funksional pranë PD Vlorë, z.Rezenbrik Serjani Bashkia …