Kryengritje para Parlamentit me 12 mars

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar, njoftoi kryengritjen e radhës.

Berisha tha se, ftoj qytetarët shqiptarë në të katër anët e Shqipërisë të bashkohemi kundër kreut të kësaj organizate kriminale për t’i dhënë përgjigjen e merituar për vjedhjet e tij dhe për tradhtinë e lartë kombëtare që i bën idealeve evropiane të popullit shqiptar.

Berisha: U bëj thirrje ndërgjegjes së qytetarëve, kjo është betejë për ndërgjegjen e njeriut.

Nuk ka ndodhur kurrë.

Asnjë pushtues nuk i ka lejuar vetes të bëjë një ligj të tillë, të shkelë çdo normë.

Dhe tani nxori mburojën e Beogradit përpara.

Tani thotë se nuk na duhet Brukseli, por na duhet Beogradi.

Tani rikthehet në skenarë haptas antishqiptarë.

Nuk ka komb në botë që do duronte një njeri si ky, kurrë!

Akti i fundit me Sllobodanin e ri, Aleksandër Vuçiçin, është një thirrje për atdhetarinë e çdo shqiptari kudo që ndodhet.

Ky ka shndërruar Shqipërinë në një vend tepër të rrezikshëm për të ardhmen e kombit duke përdorur pushtetin e tij.

Ndaj dhe duhet t’i përgjigjemi në mënyrën më të fuqishme dhe unë kam besim se do i përgjigjemi.

Data 12 është kryengritja e radhës. Ftoj qytetarët shqiptarë në të katër anët e Shqipërisë të bashkohemi kundër kreut të kësaj organizate kriminale për t’i dhënë përgjigjen e merituar për vjedhjet e tij dhe për tradhtinë e lartë kombëtare që i bën idealeve evropiane të popullit shqiptar. Ëndrrës evropiane të shqiptarëve për të zënë vendin e tyre të merituar në BE.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama jo vetëm po nxjerr veten mbi ligjin, por po devijon edhe orientimin kryesor 33-vjeçar të shqiptarëve drejt Europës

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të …