Berisha: Rama jo vetëm po nxjerr veten mbi ligjin, por po devijon edhe orientimin kryesor 33-vjeçar të shqiptarëve drejt Europës

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD u shpreh se, Rama po nxjerr veten e tij mbi ligjin, duke devijuar orientimin kryesor 33-vjeçar të shqiptarëve drejt Europës.

Berisha: Shqipëria, më shumë se çdo vend tjetër, duhet ta pranojmë, e ka pasur dhe e ka jetik procesin e integrimit.

Kemi pasur një të shkuar tmerrësisht të dhimbshme.

500 vjet në Perandorinë Osmane.

Pastaj në diktaturën staliniste oruelliane.

Pra, de facto që nëse ka pasur një pjesë territori të Europës të shkëputur nga Europa për shekuj, ka qenë Shqipëria.

Nuk mund ta mohojmë këtë ne, çfarë do të thotë se është interes jetik për vendin të mbyllë procesin e integrimit.

Ta mbyllë mbi bazë meritash, merita të zbatimit të ligjeve, Kushtetutës dhe standardeve dhe kritereve evropiane për qytetarët shqiptarë.

Pra, hyn në një stad të ri, hyn në një fazë të re veprimi kundër shqiptarëve i regjimit të Edi Ramës.

Jo vetëm veten e nxjerr mbi ligjin, por tani devijon edhe orientimin kryesor 33-vjeçar të shqiptarëve drejt Europës.

Dhe e bën këtë pa pyetur asnjë njeri.

Pa pyetur asnjë institucion sepse ndjehet patron siç është i të gjithë infrastrukturës së narkoshtetit.

Kjo dëshmon se jemi në një kohë shumë të vështirë, në një kohë kritike për vendin.

Por, jemi edhe më të vendosur se kurrë që qytetarët shqiptarë t’i dalin zot vetes dhe të marrin fatet e tyre në dorë.

Ftoj çdo qytetar të përmbushë detyrimin e tij ndaj vetes, ndaj dinjitetit të tij, personalitetit të tij.

Nuk mund të pranojë kurrë një njeri i qytetëruar, një njeri i përgjegjshëm të qeveriset nga një padrino që asgjëson drejtësinë, që e vjedh dhe pastaj i thotë vjedhja nuk është krim.

Është për qytetarin, por jo për shtetarin.

About Redaksia

Check Also

Kryengritje para Parlamentit me 12 mars

Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar, njoftoi …