Bardhi: Kuvendi nuk është shtëpia private e Ramës dhe Ballës! Sot ishte dita t’i kërkonit ndjesë shqiptarëve

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka lëshuar akuza ndaj mazhorancës, duke theksuar se, ndryshimet e propozuara minojnë dialogun dhe konsensusin mes palëve politike.

Ai deklaroi se Kuvendi nuk është shtëpia private e Taulant Ballës apo e Edi Ramës, por institucioni që përfaqëson të gjithë shqiptarët. Sipas tij, rregullat e bashkëjetesës parlamentare nuk mund të caktohen në mënyrë të njëanshme, por duhet të jenë fryt i dialogut.

Bardhi i kërkoi kryesuesit të seancës të kërkonte ndjesë publike. Ai e akuzoi atë se ka vepruar me “vendosmëri të bindur për të shkelur dokumentin themeltar të shtetit”, Kushtetutën, me qëllim injorimin dhe dhunimin e opozitës në parlament.

Bardhi: Së pari njëherë, zoti kryetar, ndryshimet në rregullore që keni sjellë janë një provokim i ulët ndaj…

S’thashë për ju, kush i ka sjellë. Jo, juve do t’ju drejtohem për pjesën e dytë. Një provokim i ulët ndaj opozitës, sepse rregullat e Kuvendit, kjo nuk është shtëpia private e Taulant Ballës, as e Edi Ramës. Ky është Kuvendi i shqiptarëve dhe këtu përfaqësohen të gjithë shqiptarët. Dhe rregullat e bashkëjetesës mes forcave politike, në një ambient që është i gjithë shqiptarëve, nuk caktohen nga forca e kartonit, po caktohen nga dialogu dhe nga konsensusi mes palëve.

Gjithmonë duke ruajtur atë që ka qenë praktikë parlamentare deri më sot, kur pala që sot është në mazhorancë, ka qenë në opozitë. Kjo e para. E dyta, thatë, i kemi diskutuar me disa prej jush. Nëse keni një rast konkret se me kë i keni diskutuar, thojani opinionit publik. Nga opozita po flas gjithmonë. Sepse ju nuk keni diskutuar asnjë ndryshim me opozitën. Asnjë ndryshim.

Nuk keni diskutuar ju me opozitën. Kur miratuat ndryshimet përpara katër muajsh, sapo ishit ulur në karrigen e kryetarit të Kuvendit, ju thamë, ndaluni se po shkelni Kushtetutën. Dhe juve, zoti kryetar, dhe sot ishte dita të kërkonit ndjesë në fakt, juve me një vendosmëri të bindur për të shkelur dokumentin themeltar të shtetit, vijuat sipas porosisë së njërës anë.

Dhe sot në vend që të thuash ‘kemi diskutuar me ju’, do të duhet të ngriheni në këmbë, zoti kryetar, të kërkoni ndjesë që me vetëdije, me ndërgjegje keni shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për të injoruar dhe për të dhunuar opozitën në këtë parlament. Kjo do të ishte sjellje normale prej një kryetari normal Kuvendi, në vend që të vini këtu dhe të thoni Taulanti i ka shkruajtur, po kemi diskutuar dhe me ca prej juve për të krijuar…

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Partia Socialiste po shndërrohet në rrezik kombëtar!

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, nga Foltorja e Kuvendit tha se, figurat ministrore janë pa …