Bardhi-Peleshit: Kur Balla fyente një grua deputete ju ulnit kokën, si do t’i vinte vajzës suaj?

Debate dhe akuza të forta në sallën e parlamentit mes opozitës dhe mazhorancës. Pas cenimit të rëndë të dinjitetit të deputetes së PD-së, Albana Vokshi nga Taulant Balla, deputetët e PD-së e nxorrën jashtë Ballën, por më pas seanca nisi sërish.

Duke folur në sallë, kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe Taulant Ballës.

“Zoti kryetar, së pari njëherë dënoj jo sjelljen e atij rrugaçi, se me të jemi mësuar, dhe e rivijoj, fjalorin për të cilin i kërkoni llogari kolegëve.

Po i kam thënë që me këtë gjuhë është mësuar në partinë e vet dhe në shtëpinë e vet. Dhe e ripërsëris. Po nuk kam guxuar kurrë dhe nuk do guxoja kurrë t’i thoja një kolegeje të Partisë Socialiste që numri juaj i telefonit është 0900. Nuk ja kam thënë askujt dhe nuk do guxoja.

Dhe nuk e kam fare për të dënuar me… ato, se ai, atë e njohim kush është, dhe çfarë morali ka dhe gjithçka tjetër, po s’është sot dita për t’ia kujtuar, po e kam me ju, zoti Peleshi.

Kur ai i drejtohet një gruaje me ‘numri jot i telefonit është 0900’, ti ul kokën, ul sytë dhe bën se kur t’i ka bllokuar me dy tapa veshët dhe nuk e dëgjon çfarë ai po thotë. Dhe jeni ju përgjegjës për këtë që po ndodh në seancë plenare dhe që do të ndodhë në seancat vijuese plenare.

Sepse për mungesë të guximit tuaj për t’i treguar vendin një njeriu që vjen dhe fyen zonjat e grupit parlamentar të Partisë Demokratike në seancë, unë kam lexuar komunikimet e dy vajzave të zonjës Vokshi me zonjën Vokshi tani. Dhe po ju kujtoj që ju keni vajzë vetë. Si do t’i vinte vajzës tuaj nëse një burrë nga ajo foltore do i thoshte bashkëshortes tuaj! Se si do t’i vinte vajzës tuaj?”, tha ndër të tjera, Gazment Bardhi në sallën e parlamentit.

About Redaksia

Check Also

Fyeu rëndë Vokshin, deputetët e PD braktisin Kuvendin: Kërkojmë përjashtimin e Ballës!

Deputetët e PD në një deklaratë për mediat theksuan se ofendimet e kryetarit të grupit …