Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një replike me deputeten e PS-së, Elisa Spiropali në sallën e parlamentit, deklaroi se, shkarkimi i saj erdhi nga hakmarrja e Lubi Ballukut.
‘Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korba e zezë, në fakt aty afër ishte, ti na vije si nuse këtu, e veshur me të bardha, me të gjitha aksesorët.
Pse çfarë kujton ti se bar hante Lubia? Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha, jo, e ke nga vetja jote’, u shpreh kryedemokrati Sali Berisha.
Replika e kryetarit të PD, Sali Berisha
Je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara.
Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korba e zezë, në fakt aty afër ishte, ti na vije si nuse këtu, e veshur me të bardha, me të gjitha aksesorët.
Pse çfarë kujton ti se bar hante Lubia?
Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha, jo, e ke nga vetja jote, se jo që nuk e mbroje, përkundrazi gëzoheshe se tani do bëheshe ti zëvendëskryeministre, nuk ta priste mendja se ishte kjo tjetra, kloni i Lubisë.
Ja ku e ke klonin!
Ti ke probleme të mëdha në shkenca.
Kjo është kloni.
Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha atë, se për Sali Berishën, Edi Rama të lartësonte njëlloj siç lartësoi këtë klonin e Lubisë, por e ke nga vetja jote se more përpjetë ti.
Iku Lubia, the tani, ja shiheni, unë do jem Lubia juaj tani, u thoshte kjo.
Dhe këta të dhanë atë që meritove.
Gazeta RD