Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se më 12 mars do të zhvillohet një protestë para Parlamentit, me kërkesën kryesore dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë një deklarate për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit, Berisha theksoi se protesta do të ketë vetëm një qëllim: largimin e Ramës nga posti i kryeministrit.
I pyetur nëse protesta do të zhvillohet paradite apo pasdite, kreu i demokratëve tha se ora do të bëhet publike në vijim.
Berisha komentoi edhe votimin në Kuvend për shkarkimin e kryeparlamentares Elisa Spiropali, ku sipas sistemit rezultonte se ai kishte votuar kundër.
-Zoti Berisha, më 12 mars ju keni paralajmëruar protestë para parlamentit. Do ketë protestë edhe nga deputetët brenda në parlament?
Sali Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.
U lutem ju, transmetoni, përcilleni objektin e protestës.
Protesta është për dorëheqjen e Edi Ramës.
Shqiptarët mblidhen më 12 mars për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe çdo protestë do ketë vetëm një motiv, largimin, dorëheqjen e Edi Ramës.
-Paradite apo pasdite?
Sali Berisha: Ora do të caktohet. Por ftoj të gjithë shqiptarët të vazhdojmë betejën tonë sepse është stina e përmbysjes së diktaturave dhe diktatorëve.
Por këtu në Shqipëri do ta kryejmë vetë.
T’i themi sa më shpejt, u krye.
-Zoti Berisha, një pyetje, në momentin e votimit për shkarkimin e Spiropalit, rezulton se keni votuar kundër?
Sali Berisha: Absolutisht nuk e kam votuar fare, një mashtrim i paskrupullt. Ne nuk kemi votuar fare.
-Por del te sistemi?
Sali Berisha: Se çfarë ka bërë sistemi, unë nuk di gjë, unë kam qenë gjithë kohën, siç e ke parë ti, merr kamerën tënde, unë kam qenë në platformë.
-Keni mandatuar zonjën Topalli?
Sali Berisha: Jo, kategorikisht. As zonja Topalli nuk ka votuar. Nuk e ka shtypur, nuk ka qenë fare zonja Topalli aty. Është e tëra mekanizëm i Niko Peleshit.
-Zonja Topalli e ka pranuar këtë gabim?
Sali Berisha: Unë nuk kam asnjë lloj, unë kam qenë në platformë zotëri, nuk kam votuar kurrë. Unë kam qenë në platformë duke kërkuar fjalën. Unë vazhdova në platformë sepse ai nuk më lejonte fjalën.
Kjo ishte gjithë puna.
Sa i përket Spiropalit, unë ia dhashë përgjigjen asaj si iku ajo.
-Ju thatë, zoti Berisha, se e shkarkoi zonja Balluku?
Sali Berisha: Ajo e shkarkoi… pupupu ajo. Tani të themi të vërtetën, këta nuk e mbronin atë. Kur i sheh Rama, ata votojnë si dele. Por në takime të veçanta, absolutisht asnjëri asnjë mbrojtje, as Ramës, as Ballukut. Ua them unë, me dëshmitarë. Dhe këta e kuptuan. Nuk flisnin. Jo vetëm Spiropali, por edhe Taulanti. Asnjë fjalë, ky ul kokën, ul veshtë aty.
Gazeta RD